Panorama Sport (Albania)

Preku stemën e “Anfield”-it, tifozët e Junajtidit irritohen me Veghorstin

Sulmuesi holandez ka thënë se është tifozi i Liverpulit

-

Tifozëve të Mançestër Junajtidit nuk u del e keqja me futbollist­ët e tyre pas turpërimit nga Liverpuli 7-0 të dielën në Premier Ligë. Asnjë nga yjet e Erik ten Hagut nuk i shpëtoi zemërimit për paraqitjen e dobët në “Anfield”. Por njëri në veçanti ka përfunduar në shënjestrë­n e tyre. Është sulmuesi Vut Veghorst, i huazuar në janar për të zëvendësua­r Kristiano Ronaldon pas largimit. Holandezi, i cili është një tifoz i Liverpulit, ndërsa dilte nga tuneli i “Anfield”-it përpara se të niste ndeshja, i është bashkuar futbollist­ëve të “Reds”-ave, duke bërë ritualin e prekjes së stemës së Liverpulit. Por pasi gjestin e famshëm e bënë Van Dajk, Gakpo dhe Arnold, ata panë edhe një rival që të bënte ritualin. Një gjest që nuk i la indiferent­ë mbështetës­it e “Djajve”, të cilët shpërthyen në rrjetet sociale pasi panë videon: “Nuk më interesojn­ë më fotot e tij me Kupën Karabao. Ai duhet të largohet nga klubi në përfundim të huazimit të tij 6-mujor. Kjo video mjafton për ta lënë të largohet. Si dreqin mund të prekë stemën e ‘Anfield’-it si një futbollist i

Mançester Junajtidit?” “Ishte 12 kundra 10 që prej fillimit”, reagonte një tjetër tifoz i zemëruar, ndërsa dikush tjetër u tregua më i ashpër: “Përfundoja­ni menjëherë kontratën”. Gjatë një interviste për “DAZN” në vitin 2020, Veghorst thoshte: “Më është dukur klubi i Liverpulit gjithnjë shumë special. Ende rrëqethem kur

dëgjoj himnin ‘You’ll Never Walk Alone’. Ka klube të tjerë të mëdha në Angli, por mua më ka pëlqyer gjithnjë Milani, sepse shumë lojtarë holandezë kanë luajtur atje”. Ndërkohë që në vitin 2018 sulmuesi thoshte për gazetën holandeze “De Telegraaf”: “Kam ëndërruar që të luaj për Liverpulin që prej fëmijërisë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania