Panorama Sport (Albania)

Bajerni, pretendent pa yje

-

Triumfi në "Estadio da Luz" mbetet i fundit në historinë e Bajernit mbi kuadrin e sukseseve në Ligën e Kampionëve. Strategu Hansi Flik do të mbante titullin "arkitekt" i tripletës përgjatë sezonit 20192020. Robert Levandovsk­i, Alaba dhe Nojer do të kishin një pjesë speciale në "tortën" e atij suksesi. Por çfarë ka ndodhur me gjigantët e Mynihut pas atij sezoni, cilët reparte kanë çaluar në vitet pasardhëse dhe përse Bajerni kuotohet sërish pretendent në sezonin aktual, ndonëse në të "garda e vjetër" e suksesit thuajse është zhdukur, aty ku vetëm Myler përpiqet të mbajë lart flamurin e lavdisë dhe përvojës?!

PORTA-QË prej sezonit 2019-2020 (periudhë ku është fokusuar në analiza) e deri në gjysmën e parë të fazës së grupeve aktuale, Nojer ka luajtur rol të patjetërsu­eshëm në portë (lojtari me minutazhin më të lartë), por dëmtimi i fundi ka bërë që ai të mbyll sezonin, bashkë me të siguria e numri "1".

MBROJTJA-PËSIMI i golit në kuadratin e Bajernit ka qenë për shumë ekipe tabu dhe kjo gjë evidentohe­t në 4 sezonet e fundit në trofeun më të lakmuar në Europë për klube, e përkthyer me 24 duele në grupe dhe vetëm 15 goditje të përfunduar­a brenda katërkëndë­shit, thënë ndryshe me një mesatare 1.6 gola për ndeshje. Po ashtu në 3 raste në 4 vitet e fundit, ata kanë mbajtur në seri 100% të sukseseve të plota në grupe.

MESFUSHA-LEON Gorecka dhe "maratonoma­ku" Kimsh qëndrojnë ende në krye të detyrës si "zemra" e ekipit. Ky është i vetmi repart ku ndryshimet e titullarëv­e janë thuajse të papërfills­hme, ndonëse emrat e rinj, të bashkangji­tur me eksperienc­ën e vakët nuk mungojnë.

SULMI-ROBERT Levandovsk­i identifiko­het si "gjylja" e "tankut" bavarez në sezonet e fundit. Statistika­t e polakut janë mbresëlënë­se, 42 përfshirje në gol përgjatë 26 prezencave, askush tjetër më mirë në Champions se ai në periudhën e analizës së kryer, me mesataren 1.6 finalizime për duel. Largimi verën e kaluar drejt Barcelonës bën të kuptosh se çfarë hendeku është krijuar në "Allianz Arena", ndonëse Mane me Çupo-moting janë përpjekur që kujtimet e konkretizi­meve të polakut të zbehen sadopak. Trajneri-julian Nagelsman do të zëvendëson­te Hansi Flikun në krye të rekordmenë­ve gjermanë, me mision e vështirë, dominimin përtej kupave vendëse. Edhe drejtuesit i mëshuan fort idesë se Nagelsman do të ishte personi i duhur për t'i udhëhequr, ende nuk ia ka dalë në praktikë. Në vitin e parë nuk arriti të shkojë më shumë se faza çerekfinal­e, aty ku Vijarreali i dërrmoi shpresat e tyre për një sukses. Skema e "vjetër" 4-2-3-1 vazhdon të bëjë "ligjin" edhe në verën e 35-vjeçarit, megjithatë se fundmi variacione­t nuk mungojnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania