Panorama Sport (Albania)

Tomas Myler nuhat rrezikun: Na duhen 11 kapitenë ndaj PSG-SË

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Bajern Mynih do të kërkojë të përmbushë misionin e lënë përgjysmë ndaj PSG-SË, pas suksesit në transfertë me shifrat minimale 0-1. Goli i Kingsli Koman i jep avantazh të theksuar bavarezëve, marrë në konsiderat­ë edhe faktin që të besuarit e Nagelsmani­t do të luajnë përballë tifozërisë së vet. Tomas Myler në pozitën e futbollist­it më të vjetër në gjirin e rekordmenë­ve gjermanë ka dalë në deklaratë për shtyp, duke analizuar edhe detaje të caktuara, të cilat mund të rezultojnë vendimtare mbi çështjen e kualifikim­it.

SKENARI-"MINUTAT e para dhe qasja e miqëv do të jetë shumë intersante, pasi që në fillim do të kuptohet filozofia e francezëve dhe do na jap panormamë më të qartë se si duhet të reagojmë në kohë. Qëllimi i padiskutue­shëm mbete fitorja dhe kulaifikim­i në çerkfinale, pavarësish­t vështirësi­së", pohonte me nota bindëse Myler.

FAKTORI FUSHË-"NË tempullin tonë kemi kujtime pozitive në vitet e fundit dhe ky element mund të luajë rol të rëndësishë­m. Duhet ta pranojmë se suksesi në transfertë na ka dhënë komoditet, por avancimi përtej këtij raundi do të varet nga performanc­a e sotme. Besoj se 'Allianz Arena' do të jetë e tejmbushur dhe ovacionet ndaj nesh nuk do të reshtin. Shpresoj të jetë natë vërtetë

magjike dhe në fund të festojmë", theksonte lojtari më numër 25 në Mynih.

NDALJA E MBAPESË"KILIË është më të vërtetë i jashtëzako­nshëm, por nuk mendoj se trajneri do të fokusohet vetëm te një individ i vetëm. Parisi ka shumë yje

në përbërje, çka do të thotë se skemat tona do të kenë bazë kolektivin, si në fazën ndërtuese, ashtu edhe atë shkatërrue­se".

PREZENCA E NOJERIT"MANUELI me shumë gjasa do ta shijojë takimin nga tribuna. Çdo lojtar mbart peshë

të rëndësishm­e në sfida kaq delikate. Na nevojiten 11 kapitenë ndaj PSG-SË në fushë. Shiriti mbetet nocion subjektiv, por nëse sillen si të tillë, pavarësish­t pozicionit dhe detyrave atëherë ia dalim pa problem", përfundoi Tomasi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania