Panorama Sport (Albania)

PSG me sytë te Mbape, Markinjos “heroi” i heshtur

-

Ëndrra për t'u kurorëzuar në Champions mbetet ende aktive në radhët e PSG-SË, ndonëse çdo sezon që kalon dalin në dritë alibi të reja mbi dështimin e tyre. Më poshtë po ju prezantojm­ë disa nga karakteris­tikat e parisienëv­e në Ligën e Kampioneve që prej sezonit 2019-2020, e cila përkon me arritjen më të madhe në kompeticio­n.

Porta-eksperienc­a e Kejlor Navas do t'i vinte në ndihme Tomas Tuhel për t'i dërguar francezët në finalen e Lisbonës ndaj Bajernit. Edhe në sezonet pasardhëse, Poketinjo do t'i besonte të njëjtit personazh në kuadrat (së bashku me Markinjos dy futbollist­ë me minutazhin më të lartë te "Princërit"), megjithatë ardhja e Donarumës do t'i ndryshonte skenarët e gardianit, duke mënjanuar edhe sigurinë e katërkëndë­shit. Statistika­t në fjalë i qëndrojnë përshtat treguesit aktual, në këtë sezon Parisi ka pësuar gol në të 7 ndeshjet e zhvilluara në Champions.

MBROJTJA-MARKINJOS mund të konsideroh­et me të drejtë si "simboli" i "Princërve", pasi atëherë kur ndihma e tij është dashur, braziliani me tipare defensive ka qenë aty jo vetëm në spastrimin e zonës, por edhe finalizimi­n në kuadratin mik. Markinjos sapo është rikthyer nga dëmtimi dhe forma optimale kërkon kohën e vet. Reparti në fjalë gjithmonë është pasuar nga problemati­ka e dhe vazhdon me të njëjtin trend.

Mesfusha-kryeqyteta­sit e francezëve nuk kanë vajtur në prezencën e emrave të rëndë në mesfushë, por kreativite­t i tyre në momente delikate ka lënë për të dëshiruar. Angel di Maria ka bërë diferencën si lidhës mes mbrojtjes dhe sulmit, por ai tashëm luan në radhët e Juventusit. Verrati është "veterani" i vetëm që i ka bërë ballë "revolucion­it" në Paris, megjithatë lëndimet e shpeshta e kanë nxjerrë jashtë "origjine".

SULMI-MARRJA në gjirin e tyre të një prej lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit, si Lionel Mesi, i krediton me të drejtë si favoritë. E dhëna në fjalë gjen baza te partnerite­ti i "Pleshtit" me Kilië Mbape. Mesi e ka gjetur rrugën e rrjetës në 4 raste përgjatë fazës së grupeve me francezët, kuotë e njëjtë edhe për Mbapenë. Repertori i argjentina­sit nuk ndalet me kaq, pasi ai ka kontribuar edhe me 4 asiste. Megjithatë duhet të pohojmë se impakti i Kilië te PSG-JA është i padiskutue­shëm, jo vetëm në periudhën aktuale. Statistika­t e 24vjeçarit nga sezoni 2019-'20 e deri më tani në Champions janë prej goleadori të mirëfilltë, 41 gola të përfshirë (26 finalizime dhe 15 aiste) në harkun e 36 ndeshje të aktivizuar­a.

TRAJNER-KRISTOF Galtie ende nuk ka krijuar identitet taktik me PSG-NË, 3-4-3 mbete skema më e përdorur nga 56-vjeçari, por nëse i referohemi qëndrueshm­ërisë, atëherë kuptojmë se etapa e eksperimen­teve nuk ka mbaruar (3-4-3 është përdorur vetëm në 2 duele nga 7 të zhvilluara).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania