Panorama Sport (Albania)

Kushtrimi i Piolit: Jemi Milani, kemi lindur për Champions

“Kemi punuar për këtë ditë, arma jonë shtesë do të jetë...”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sot në 21:00 Milani ndaj Totenhemit do të luajë ndeshjen më të rëndësishm­e të sezonit e ndoshta më të vështirën. Fitorja e “San Siro”-s peshon, por Pioli garanton që edhe në Londër të tijtë do të luajnë për sukses.

Si përgatitet një sfidë e tillë?

Do të doja të mendoj dhe të besoj vërtet se këto janë ndeshje që përgatiten vetë, por nuk është kështu. Për më tepër, mendoj se nuk do të ketë nevojë të motivojmë skuadrën, sepse të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj gare, çfarë do të thoshte të kalonim një tjetër tur.

U druheni emocioneve të djemve, që ndoshta kanë më pak përvojë?

Nuk kam as më të voglin dyshim për faktin se ekipi do të jetë i motivuar, i vëmendshëm dhe i fokusuar. Më pas është e qartë se e kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën tonë. Luajtëm kundër tyre dy javë më parë dhe i njohim disi kundërshta­rët tanë. Nga pikëpamja taktike ne kemi bërë prova dhe pres reagime në ndeshjen e nesërme (sotme).

Mendoni se Totenhemi do të paraqitet ndryshe këtë herë?

Çuditërish­t skuadrat angleze nuk ndryshojnë qasje. Totenhemi, nga ana tjetër, është një ekip që ka qëndrime dhe shifra të ndryshme pozitive në ndeshjet në shtëpi në krahasim

me ato jashtë. I kemi analizuar shumë mirë ndeshjet e tyre në shtëpi, ata mund të jenë më agresivë sesa në Milano dhe më energjikë.

Çfarë ndeshje ka për të qenë?

Është gjithmonë e vështirë të parashikos­h ecurinë e një

ndeshjeje. Në ndeshjen e parë ishte një e ekuilibrua­r dhe e luftuar, të cilën e fituam me meritë, sepse për mendimin tim luajtëm pak më mirë se kundërshta­rët tanë dhe duhet të synojmë ta bëjmë këtë edhe në Londër. Besoj se në fund skuadra që luan më mirë do të ketë shansin të kalojë dhe të fitojë. Vërtetë kemi një avantazh të vogël, që nuk është një avantazh, të cilin mund ta menaxhojmë duke përballuar ndeshjen me shumë vendosmëri, vullnet dhe cilësi.

Çfarë atmosfere prisni në Londër?

Ashtu siç, sigurisht, kemi marrë energji nga tifozët në një stadium fantastik, kështu do të kenë edhe ata, por edhe tifozët tanë do të jenë aty dhe do të dëgjohen. Duhet të përgatitem­i për të luajtur për çdo top, sepse më pas ndeshjet bëhen gati në nivel strategjik dhe taktik, por më pas janë episodet që mund të përcaktojn­ë një rezultat kaq të rëndësishë­m.

Cilat janë ambiciet europiane të ekipit tuaj?

Po flasim për Milanin, një klub që është mësuar të luajë në faza dhe nivele të caktuara, dhe mbi të gjitha në Champions është përpjekur gjithmonë të shkëlqejë. Është e qartë se rruga jonë përfshin rikthimin për të qenë të rëndësishë­m në Europë dhe këtë herë kemi një shans të mirë. Do të jetë e vështirë, por e dimë që është një mundësi dhe është e qartë se do të përpiqemi të shkruajmë një faqe të rëndësishm­e për historinë e Milanit.

Në 21:00 kuqezinjtë do të kërkojnë një vend në çerekfinal­e

 ?? ?? “Fluturimi” i Brahim Diazit i jepte Milanit fitoren në sfidën e parë
“Fluturimi” i Brahim Diazit i jepte Milanit fitoren në sfidën e parë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania