Panorama Sport (Albania)

Zhiru synon rekordin, Konte kualifikim­in historik në “shtëpi”

Statistika­t “flasin” anglisht, kuqezinjtë duan të thyejnë tabunë

-

- Në ndeshjen e parë, Totenhemi pësoi humbjen e parë në pesë ndeshje kundër Milanit (2F, 2B) në kompeticio­net europiane. Në dy ndeshjet e mëparshme në shtëpi kundër kuqezinjve, anglezët kanë fitua 2-1 (prill 1972) dhe barazuan 0-0 (mars 2011). - “Djalli” ka fituar vetëm një nga 21 ndeshjet e fundit në transfertë kundër skuadrave angleze në kompeticio­net europiane (7F 13 B): një fitore 1-0 kundër Mançester Junajtidit në “Old Trafford” në shkurt 2005. Kuqezinjtë kanë humbur të gjitha tri ndeshjet e fundit jashtë në Londër me rezultat të përgjithsh­ëm 9-1. - “Spurs”-at kanë përparuar në dy nga tri takimet e fundit europiane pasi kanë humbur në

së Kampioneve pasi ka fituar ndeshjen e parë: kundër Fejenordit (1969-70), Deportivo La Korunjës (2003-‘04) dhe Barcelonës (2012-‘13).

- Milani ka fituar tri ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve, hera e fundit që arriti më shumë fitore radhazi në një sezon të vetëm në turne ishte midis shkurtit dhe prillit 2005 (5). Kuqezinjtë nuk i kanë fituar të dyja ndeshjet e një faze të vetme me eliminim direkt në kompeticio­n që nga çerekfinal­et 2004-‘05 kundër Interit. - Totenhemi ka pësuar golin e parë të ndeshjes në pesë nga shtatë ndeshjet e tij në Champions këtë sezon, duke mbajtur portën e paprekur në dy ndeshjet e tjera (2-0 kundër Marsejës, 0-0 kundër Frankfurti­t). - Herri Kejn ka shënuar vetëm një

herë në shtatë ndeshje të Ligës së Kampioneve këtë sezon, pasi ka shënuar 20 gola në 24 paraqitjet e tij të para në turne. Sulmuesi anglez ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në Champions të luajtura në Londër. - Olivier Zhiru ka qenë i përfshirë në gjashtë gola në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në Champions, dy herë më shumë se çdo lojtar tjetër i Milanit këtë sezon (4 gola dhe 2 asistime). Sulmuesi francez shënoi gjashtë gola të turneut për Çelsin në 2020-‘21 dhe pesë për Arsenalin në 2015-‘16 dhe mund të bëhet francezi i dytë që shënon të paktën pesë gola në një sezon të vetëm për tri klube të ndryshme, pas Tieri Henrisë (Monako, Arsenal dhe Barcelona).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania