Panorama Sport (Albania)

“Milani ia del, por Konte vlen po aq sa Ibra”

-

Alesandro Nesta ka luajtur shumë ndeshje me eliminim direkt, madje edhe më të rëndësishm­e sesa një 1/8at Champions-i, ndaj askush më mirë se ai nuk mund të njohë vështirësi­të që i presin kuqezinjtë sot në 21:00 kundër Totenhemit.

Si duhet ta luajë Milani këtë sfidë?

Jam ish-mbrojtës, por mendoj që kuqezinjtë duhet të bëjnë gjithçka përveçse të mendojnë të mbrohen. Objektivi parësor duhet të jetë shënimi i një goli. Në të tilla raste sulmi është më efikas sesa barrikadat për të marrë rezultatin e dëshiruar, aq më tepër që Totenhemi nuk është në momentin më të mirë.

Sa ndikon numri i mbrojtësve në cilësinë e lojës?

Lojtarët nuk bënin më presing siç duhej dhe Pioli zgjodhi një skemë që po jep fryte. Ndryshimi nuk është edhe aq drastik, por të paktën Milani është i vendosur më mirë.

Po Malik Çau sa merita ka në këtë kthesë të skuadrës?

Ka luajtur vetëm disa ndeshje, por ka meritën se u paraqit siç duhej në momentin që iu kërkua ndihma. Piolin e kritikuan që nuk e përdori më herët, por imponimi nuk është gjithmonë i frytshëm dhe këtë e dëshmon De Ketelare, të cilin e këshilloj të bëjë disa pushime e të mos mendohet shumë.

Keni ndonjë këshillë për Çaun?

Të ketë kujdes dhe të mos hutohet për asnjë moment. Në Champions ndëshkohes­h për gabimin më të vogël. Nëse Pioli do të luajë me Tomorin apo Kjaerin ndryshon pak sepse rëndësi ka që ekipi të mbrohet në grup.

Ku mund të mbërrijë ky version i ri i Milanit?

Nuk e di, por mund të them se të tilla ndeshje i bëjnë vetëm mirë ekipit. Presioni dhe cilësia rriten paralelish­t, ndaj Milani le të shkojë në Londër e të bëjë ndeshjen e tij.

Sa mund të ndikojë mungesa e Ibrës në listën e Champions-it?

Do t’i kishte bërë punë Milanit, kjo është e sigurt. E kam takuar dhe më është dukur i motivuar. Një profil i tillë është i rëndësishë­m po aq sa Konte për skuadrën e tij. Janë specialë që të dy.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania