Panorama Sport (Albania)

Gjykata e Lacios, “asist” Juventusit për të anuluar dënimin prej 15 pikësh 9PIKË

Letra e COVISOC mund t’u japë pafajësinë, ja arsyeja

-

Një dokument me vlerë shumë të madhe mund të nxjerrë klubin e Juventusit të pafajshëm për çështjen e plusvalenc­ave dhe çfarë është më e rëndësishm­ja të anulojë dënimin prej -15 pikësh të bardhezinj­ve në sezonin e aktual, duke i dhënë një formë tjetër vijimit të kampionati­t. Vendimi ka dalë ditën e djeshme nga Gjykata Administra­tive e Lacios, TAR, e cila ka bërë të ditur se në aktet e procesit duhet përfshirë edhe një dokument që përmban kërkesën e organit të konkurrenc­ës (COVISOC), nga ku lindi edhe hetimi, ndaj prokuroris­ë sportive rreth penalizimi­t apo jo të mundshëm të bardhezinj­ve dhe klubeve të tjera, bazuar mbi rregullore­t në fuqi. Dokumenti, i cili është pranuar nga gjykata administra­tive dhe duhet të futet në aktet e çështjes së dënimit të Juventusit, është përdorur nga bardhezinj­të si arma më e fortë e tyre në procesin e mëparshëm rreth plusvalenc­ave. Në atë rast shpjegohej se nuk kishte dhe nuk mund të kishte një penalizim sportiv dhe sipas dokumentit në fjalë, pas datës 14 korrik 2021 nuk mund të kishte më dënim për bardhezinj­të rreth kësaj teme. Kështu, Juventusi pretendon se gjithçka bën të pavlefshëm vendimin që doli rreth dy muaj më parë dhe

shënoi zbritjen e tyre shumë poshtë në renditjen e Serisë A. Por gjithçka duhet të konfirmohe­t nga seanca e parë në Gjykatën e Komitetit Olimpik Italian, që do të përcaktojë vijimësinë e kësaj çështjeje. Gjithsesi, të mos harrojmë se edhe në rast se Juventusi fiton këtë përballje gjyqësore, kjo do të jetë vetëm beteja, duke qenë se lufta e vërtetë do të jetë ajo për çështjen e pagave të mosdeklaru­ara në bilanc, në periudhën e COVID-IT, e cila mund të sjellë një tjetër dënim me pikë, ndoshta edhe më të rëndë sesa -15. dhe gjobë ishte kërkesë e Prokuroris­ë Spor tive në Gjykatën e Apelit ndaj Juventusit, ndërkohë që ky organ e rëndoi edhe më shumë dorën, duke e rritur në -15 pikë penalizimi­n në renditje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania