Panorama Sport (Albania)

Trazirat në derbi, Tirana dhe Partizani e pësojnë rëndë

-

Komisioni i Disiplinës ka shpallur vendimet për shkeljet e javës së shkuar në futbollin shqiptar dhe ka dhënë dënime të dhimbshme për Partizanin dhe Tiranën, tifozëritë e të cilave i vunë “flakën” “Air Albania”-s dhe ndërprenë disa herë derbin. Të dyja janë dënuar me gjobë, teksa Tirana e ka pësuar më rëndë, pasi do të luajë 4 ndeshje pa tifozë. Goditje edhe për Partizanin, që duhet të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Vllaznisë në Kupë pa mbështetje­n e tifozëve. Tre tifozët e shoqëruar për trazirat në derbi janë dënuar të hyjnë në stadiume për një afat të pacaktuar. Gjobiten edhe Erzeni dhe Egnatia. Ndërkohë, Rejnaldo Troplini i Erzenit dhe Xhoele Maçolli i Bylisit kanë pezulluar pas kartonëve të kuq të marrë në ndeshjet e fundit.

1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. Lojtari i KF Erzeni, Rejnaldo Troplini, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 3 (tri) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Bylis, Xhoele Macolli, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. FK Partizani, për sjelljen e gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushje­n e detyrimeve dhe përgjegjës­ive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë, si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërbl­ejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimi­t, brenda 15 ditëve.

6. Zyrtari i KF Partizani, Ervin Hajdari, për provokim të publikut, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF Tirana, për sjelljen e gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushje­n e detyrimeve dhe përgjegjës­ive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërbl­ejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimi­t, brenda 15 ditëve.

8. Lojtari i KF Partizani U-21, Dionis Cikani, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i FC Dinamo U-21, Fabjan Perdreca, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i Iliria SH.A, Agim Guni, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. KF Skënderbeu femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionati­n Kombëtar të Femrave, kundër KF Teuta femra, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikim­i.

12. FK Kukësi femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionati­n Kombëtar të Femrave, kundër KF Tirana femra, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikim­i.

13. Lojtari i FC Internacio­nal Tirana U-19, Armando Hasa, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 3 (tri) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Aldo Nika, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 3 (tri) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Markelian Guri, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 3 (tri) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. FC Internacio­nal Tirana U-19, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Gjoba të aplikohet në masën 3%.

17. Zyrtari i KF Spartak Tirana U-17, Endrit Këmbaci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. Ndalohet hyrja për një afat të pacaktuar në çdo stadium ku organizohe­n aktivitete të FSHF-SË të personave të mëposhtëm: Renis Zeqir Aga, Amarildo Rexhep Greca, Amarildo Astrit Xhaxho.

19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Arlind Xaka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkumbini, Eledio Muzhaqi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkumbini, Mikel Zogu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania