Panorama Sport (Albania)

Daiu: Partizan mos u ndal, me Vllazninë si barometër

“Hadroj lideri i ri, kavajasit i kanë në ADN golat e bukur”

- DENIS LALA

I ndëshkoi 26 vite më parë, ish-lojtari: “Demat” i mundin kuqeblutë

Përparim Daiu, një nga lojtarët më të spikatur të Partizanit në vitet 90-të, risjell në kujtesë një histori të vjetër, e cila mund të përsëritet. Në një rrëfim të veçantë për “Panorama Sport”, ish-mesfushori analizon derbin dhe ecurinë e Partizanit, teksa tregon edhe përballjet e sezonit 1996-1997, kur të kuqtë fitonin Kupën. Në çerekfinal­e ndesheshin pikërisht “demat” dhe Vllaznia. Ndeshjen e parë e fituan shkodranët 2-0 dhe në kthim Partizani e përmbysi me shifrat 30. Daiu shënonte golin e parë në mënyrë spektakola­re. Ai shprehet se Partizani mund ta përsërisë këtë precedent dhe të shkojë më tej. Gjithsesi, ai shprehet se fillimisht duhet ruajtur ritmi në ndeshjen e kampionati­t me shkodranët.

Si ju duk derbi? Ishte një ndeshje në nivelin e pritshëm?

Derbi është gjithnjë një ndeshje për t’u fituar. Në lidhje me interpreti­min, Partizani fitoi duelet dhe ky ishte elementi më i rëndësishë­m. Ishin produktivë para portës dhe e supermerit­uan fitoren. Ajo që e bën të bukur natyrisht janë edhe tifozëritë. Por ajo që më la përshtypje të keqe në derbi, ishin ndalesat prej tymueseve dhe fishekzjar­rëve. Gjithçka tjetër ishte brenda pritshmëri­ve.

Çfarë ndryshoi Partizani nga Vllaznia te Tirana në kaq pak ditë?

Futbolli prandaj është i bukur, sepse ndodh edhe kështu. Por duket të themi se Partizani provoi një “traumë” me largimin e Skukës dhe Bitrit, sepse afrimet e janarit janë kryesisht me të qëlluar. Nuk ka dalë keq, sepse Mba e tregoi veten në derbi. Prandaj kanë pasur oshilacion­e. Tani duhet vazhdimësi­a, sepse kampionati nuk fitohet me derbin. Derbi të jep spunto dhe them se do të shërbejë për mirë. Dy ndeshjet me Vllazninë do të jenë barometër për Partizanin, nëse e ka bërë vërtet ndryshimin.

Përveç Hoxhës dhe Telushit, cili nga lojtarët aktualë të Partizanit mund të bëjë liderin pas ikjes së Bitrit e Skukës?

Telushi dhe Hoxha janë liderë, që dihen dhe nuk ka nevojë për koment, por ai që po spikat më shumë tani dhe më ka bërë përshtypje, është Hadroj. Ai është një lider në interpreti­min e lojës dhe grintën që shfaq, por për t’u bërë komandant duhet të ketë edhe atë peshën e fjalës në dhomat e zhveshjes.

I druheni luhatjeve pas këtij derbi apo mendoni se Partizani ka marrë sprintin për t’i shkuar në fund titullit?

Derbi të jep spunto, por kjo nuk duhet të jetë e momentit. Partizani është në momentin më të mirë, ka marrë shpejtësin­ë dhe duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Ka ardhur momenti që skuadra të ketë stabilitet.

Ndeshja e kthimit me Vllazninë pritet të luhet pa tifozë për shkak të dënimit të disiplinës pas derbit. E vështirëso­n kjo misionin?

Tifozët janë bukuria dhe adrenalina plus, që i jep edhe më shumë bukuri lojës. Pa dyshim që është një dëm për Partizanin. Unë kam një kujtesë shumë të bukur, që tregon sesa të rëndësishë­m janë tifozët. Ka qenë pikërisht faza çerekfinal­e ndaj Vllaznisë në Kupë. Kishim humbur në Shkodër me shifrat 2-0. Në Shkodër ishin 16 mijë vetë. Në kthim Partizani theu rekordin, sepse ishin 20 mijë vetë në “Qemal Stafa”, edhe dhjetëshet e dikurshme u mbushën. Ishte një entuziazëm i madh, një ndeshje spektakola­re, sepse përmbysëm gjithçka, duke fituar 3-0 dhe kaluam në çerekfinal­e. Do të doja shumë që Partizani të bënte një fotokopje të kësaj ndeshjeje. Ndonjëherë historia ndikon dhe të motivon që ta përsërisës­h. Ishte sezoni 1996-1997 dhe ne fituam Kupën.

Në ndeshjen e dytë me Vllazninë në atë kohë keni shënuar një gol spektakola­r. E mbani mend?

Më kujtohet shumë mirë. Ka qenë një distancë prej gati 40 metrash, më ka shërbyer Arben Milori. Kujtoj britmat e Starovës para momentit që më goditjes, që më thoshte: “Mos, mos”. Ishte distancë e largët dhe nuk donte ta godisja, por kur shkoi topi në trekëndësh, Starova u ul në gjunjë dhe mbeti i shtangur. Të njëjtin gol e kam përsëritur edhe në Elbasan përballë Lushnjës. Në atë kohë ndodhen shumë trazira prej 97-ës dhe ndeshjet u zhvilluan në fushë asnjanëse. Finalen e fituam me penallti me Flamurtari­n.

Edhe Cara shënoi gol të bukur në derbi. E keni në ADN ju kavajasit, që shënoni gola të bukur?

Në kavajasit e kemi në traditë këtë te Partizani. Që në kohën e babait tim, ndoshta edhe më para. Cara kishte shumë meritë aty, sepse e ndoqi aksionin, ushtroi presion dhe besoi deri në fund. Thembra pastaj ishte si qershia mbi tortë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania