Panorama Sport (Albania)

Shënoi në Laç, Ebert: Dua të qëndroj te Kukësi

- VLADIMIR MEMA

Ebert Kardoso shënoi golin e parë me fanellën e Kukësit këtë sezon, duke i dhënë tri pikët në ndeshjen me Laçin. Për braziliani­n ky është një emocion i veçantë, duke ia dedikuar golin Zotit dhe familjes së tij. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", Ebert ka besim se ekipi shumë shpejt do të nisë ngjitjen në klasifikim, ku pret edhe fitoren në ndeshjen e radhës ndaj Bylisit. Për mbrojtësin, Shqipëria është vendi ideal për të jetuar, ndërsa mezi po pret stinën e verës për të shijuar plazhet e vendit.

Keni marrë një fitore të rëndësishm­e në Laç, sa jeni të kënaqur?

Jam shumë i kënaqur me rezultatin që morëm ndaj Laçit, i cili është një ekip shumë i fortë. Këto tri pikë ishin jashtëzako­nisht të rëndësishm­e për ekipin tonë në këto momente.

Me Kukësin keni shënuar golin e parë, si ndiheni? Kujt ia dedikoni golin dhe fitoren?

Ndihem shumë i lumtur. Ky gol do të më japë shumë besim për ndeshjet e ardhshme të kampionati­t. Fillimisht ia dedikoj këtë gol Zotit që më jep fuqi çdo ditë dhe bashkëshor­tes sime Natalia e vajzës Antonia, të cilat janë gjithmonë me mua, duke më mbështetur në kohë të mira dhe të këqija.

Tani që Kukësi është larguar përkohësis­ht nga zona e ftohtë, mendoni se do të vijë ngjitja?

Jam i sigurt që do të ngjitemi.

Ne stërvitemi fort për këtë çdo ditë. Kemi një ekip të kualifikua­r dhe një trajner të mirë, i cili na ndihmon shumë dhe na jep të gjithë mbështetje­n. Unë i besoj ekipit tim.

Këtë fundjavë keni një tjetër ndeshje kundër Bylisit, çfarë synoni?

Do të jetë një ndeshje me rëndësi të madhe. Do të bëj maksimumin në fushë për t'i ndihmuar shokët e skuadrës që të fitojmë.

Si ka qenë aventura juaj në Kukës, a jeni i kënaqur me aspektin personal?

Po. Jam veçanërish­t i kënaqur me klubin ku luaj. Kam mundësinë të tregoj rregullish­t futbollin tim në fushë. Me një klub, i cili më jep të gjithë mbështetje­n që kam nevojë. Si në çdo klub, ka gjithmonë aspekte për t'u përmirësua­r dhe të tjera që tashmë janë të shkëlqyera.

Si është futbolli shqiptar dhe nga ndryshon nga ligat e tjera ku keni luajtur?

Padyshim që është konkurrenc­a e madhe mes klubeve në kampionat. Kampionati shqiptar ka skuadra të shkëlqyera dhe për këtë arsye në lojë e ke shumë të vështirë të nxjerrësh një favorit për të fituar ndeshjen. Po ashtu edhe tifozët shqiptarë që tregojnë shumë pasion dhe entuziazëm.

Mendoni se do të qëndroni gjatë në futbollin shqiptar?

Të them të drejtën, nuk e di. E vetmja siguri për momentin është që kam kontratë me Kukësin deri në fund të këtij sezoni. Por, e pranoj se do të doja të qëndroja.

Çfarë ju bën më shumë përshtypje në Shqipëri?

Mua dhe familjes sime na pëlqen të jetojmë në Shqipëri. Ne jemi pritur shumë mirë nga popullata vendëse. Gjithçka që na nevojitet gjendet këtu. Një vend i pasur me bukuri natyrore dhe kulturë. Është klima me temperatur­ën më të mirë në të cilën kam jetuar ndonjëherë. Shpresoj të kem mundësi të vizitoj plazhet e bukura sapo të fillojë vera. Ne jemi të emocionuar.

 ?? ?? Ebert Kardoso, mbrojtësi brazilian i Kukësit
Ebert Kardoso, mbrojtësi brazilian i Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania