Panorama Sport (Albania)

Denison: Golat për ngjitjen dhe jo “Këpucën e Artë”

“Me Flamurtari­n do të jetë përcaktues­e. Patrik më kërkon te Tirana”

- FATJON RUPI

DINAMO/ Flet njeriu i dopietave: Prioritet kam vetëm Superioren

Hoze Denison Sil va dos Santos, për të gjithë Denison, apo ‘Deni’ siç e thërrasin në ekip, ka marrë rolin e “violinës së parë” te Dinamo. Dopieta e shënuar në Lezhë ishte e katërta për të në këtë kampionat, pas atyre ndaj Burrelit, Lushnjës dhe Orikut. Në një intervistë për “Panorama Sport” futbollist­i 25-vjeçar që udhëheq listën e shënuesve më të mirë me 11 gola, thekson se nuk e ka prioritet të fitojë “Këpucën e Artë”. Qëllimi i tij është më madhor: të ngjisë blutë në Superiore. Sulmuesi u premton tifozëve blu se të gjithë lojtarët do të bëjnë maksimumin në 8 ndeshjet e mbetura, duke nisur nga kjo me Apoloninë.

Ose shënoni dy gola ose asnjë. A është Denison “i fiksuar” me dopietat?

Jo, nuk jam i fiksuar. (qesh) E megjithatë, ka ndodhur pikërisht kështu. Unë mundohem gjithmonë të shënoj për skuadrën, që ajo të fitojë në çdo ndeshje.

Tashmë kryesoni listën e shënuesve më të mirë. “Këpuca e Artë” është një objektiv personal për ju?

Jo, nuk është prioriteti im që të jem golashënue­si më i mirë i kampionati­t. Objektivi im është që të shënoj sa më shumë për Dinamon, që ajo të rikthehet në Superiore. Jam përpjekur ta bëj këtë gjë gjithmonë dhe kur punon fort, edhe golat do të vijnë, nga një apo nga dy...

Çfarë mendimi keni për stafin e ri teknik të skuadrës, që ndryshoi para ndeshjes me Besëlidhje­n?

Unë e njoh trajnerin Dritan Mehmeti që sezonin e kaluar, kur ai drejtonte Partizanin. Kur luanim në elitë, e kishim gjithmonë të vështirë me skuadrën që ai drejtonte. Mendimi im është se ai është një trajner dhe njeri i mirë. Përshtypje­t e para tani që po na drejton dhe kemi luajtur edhe ndeshjen e parë me të janë vërtet pozitive.

Si e shikoni vazhdimin e kampionati­t?

Gara është mjaft e fortë dhe para së gjithash Dinamo duhet të jetë e përqendrua­r gjithmonë,

në të tetë ndeshjet që kanë mbetur. Ne kemi kualitet si skuadër dhe meritojmë Superioren, por duhet shumë kujdes deri në sekondën e fundit.

Kujt ia keni frikën? Kemi bërë gabime deri tani, kemi lënë pikë që nuk duhej t’i kishim lënë, por në vazhdim nuk na falet të bëjmë të njëjtat gabime. Duhet patjetër të jemi në dyshen e parë të renditjes në fund të kampionati­t.

Flamurtari, një nga rivalët tuaj kryesorë, ka shumë brazilianë. A flisni me ta?

Po, Flamurtari ka shumë lojtarë brazilianë në skuadër dhe ndonjëherë kam folur me ta. Ndeshja me këtë skuadër do të jetë e sezonit për ne: nëse marrim rezultat pozitiv e bëjmë më të lehtë ngjitjen në Superiore. Në të kundërt e vështirëso­jmë gjithçka. Por tani le të fokusohemi te ndeshja e radhës, ajo që luajmë me Apoloninë.

Meqenëse e përmendët Apoloninë, si e prisni këtë ndeshje?

Me Apoloninë është një nga finalet që na kanë mbetur, ku trepikëshi është detyrim për Dinamon. Po punojmë me shumë kujdes dhe të përqendrua­r, sepse siç e thashë, nuk na falet më asnjë gabim. Në mendje kemi vetëm fitoren ndaj Apolonisë.

Keni ndonjë mesazh për tifozët e Dinamos?

Tifozëve të Dinamos u premtoj se unë dhe gjithë lojtarët e tjerë do të japim gjithçka për të arritur objektivin e ngjitjes në Superiore. Do të luftojmë me të gjitha forcat në fushë dhe dua që tifozët të na mbështesin sa më shumë. Dinamo është një skuadër me kualitet, që meriton Superioren dhe jo Kategorinë e Parë. Me besim dhe këmbëngulj­e do të arrijmë aty ku duam.

Patrik i Tiranës vjen gjithmonë në stadium kur luan Dinamo. A është një miku juaj?

Patrik është një nga miqtë e mi më të mirë në Tiranë. Ai vjen të më shikojë në stadium, vjen edhe në shtëpinë time. Ndonjëherë më thotë: “Hajde te Tirana që të më japësh ca pasime më shumë për të shënuar”. Por bën shaka, jemi shumë miq.

 ?? ?? Hoze Denison, sulmuesi 25-vjeçar i Dinamos
Hoze Denison, sulmuesi 25-vjeçar i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania