Panorama Sport (Albania)

Idrizaj: Rokadat nuk do të ndalen, por elitën e kapim

SPORT TOMORI/ Plani i trajnerit: Të luajmë si të barabarta “E mbajmë presionin, çedojmë në 30 metrat e fundit”

- LLAZI SARO

SKËNDERBEU/ Mbrojtësi nxjerr “zbuluar” gabimet e ekipit

Barazimi në Burrel nuk po “kapërdi het” ende te Skënderbeu. Ndalesë që i kushtoi kreun, duke komplikuar edhe garën për ngjitjen. I këtij mendimi është edhe Hektor Idrizaj, mbrojtësi i afruar gjatë merkatos së janarit. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, ai rendit gabimet në atë ndeshje. Vlonjati evidenton se skuadra nuk u përshtat dot me terrenin, por edhe këtë nuk e quan një alibi për të justifikua­r mungesën e fitores. “Ishte një ndeshje pak e vështirë të them të drejtën edhe për shkak të kushteve në të cilat u luajt. Terreni na e ka vështirësu­ar, pasi jemi një ekip që e nisim lojën nga poshtë dhe me shumë pasime. Kjo na pengoi. Megjithatë, nuk është justifikim ky. Ne duhet të kishim bërë një qasje tjetër, pasi dihet që lufta në kampionat është bërë shumë e fortë dhe ne nuk na falet asnjë gabim. Ngjeshja e tregon më së miri këtë dhe një hap fals të zbret direkt poshtë. Bëmë një pjesë të parë jo shumë të mirë. Në pushim folëm edhe me trajnerin dhe u adaptuam pak më shumë me lojën dhe terrenin,

por nuk dolëm dot fitues. Morëm një pikë në një fushë të vështirë, por duhet të merrnim tri”, tha fillimisht 33-vjeçari. KUNDËRSHTA­RËT

E ka të qartë se lufta është ashpërsuar dhe mendon që deri në finish kështu do të jetë. “Nisur nga dinamika e kampionati­t

dhe nivelit që kanë këto tri ekipe, konkurrenc­a do të jetë e fortë deri në fund. Mendoj se kush do të gabojë më pak në ndeshjet e mbetura do të zërë vendin e parë në klasifikim. Ne, për fat të mirë jemi lojtarë të Skënderbeu­t dhe Skënderbeu është një skuadër

që është mësuar me presione të tilla. Kështu që, mendoj se jemi më të favorizuar psikologji­kisht, pasi si lojtarët, stafi deri te drejtuesit dinë të menaxhojnë këto situata të vështira. Ne duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe të mendojmë vetëm për

sfidat tona. Siç ne u ndalëm në Burrel, mund të ndalen edhe të tjerët. Prandaj duhet të shohim ndeshjet tona. Do të ketë rokada të shumta në krye të renditjes deri në fund të sezonit”, theksoi mbrojtësi. SULMI

Mungesa e golit dhe qartësia para porte kanë qenë problem për Skënderbeu­n, sikurse ndaj matjanëve. Por Idrizaj nuk e sheh këtë përgjegjës­i vetëm të sulmuesve, por të gjithë fazës ofensive. “Futbolli tani është kthyer në futboll total dhe nuk mund t’i vëmë peshën gjithë repartit. Ne nuk kemi qenë shumë të qartë në

30 metrat e fundit. Futbolli ka një mikrocikël dhe vjen momenti që ke pak vështirësi. Ndaj Luzit ishte fitore karakteri ndryshe nga ky takim, në të cilin nuk ishim aq inteligjen­të për t’u adaptuar. Por jemi dhe ekip me potencial, çka bën që ekipet e tjera të qëndrojnë shumë të përqendrua­ra në 1/3-at e fushës në mbrojtje. Skënderbeu dominues do të vijë shumë shpejt pasi jemi mësuar ta shohim ashtu këtë ekip. Do të punojmë dhe do të sjellim Skënderbeu­n diktues nga minuta e parë në minutën e fundit”, përfundoi vlonjati.

 ?? ?? Hektor Idrizaj, mbrojtësi 33-vjeçar i Skënderbeu­t
Hektor Idrizaj, mbrojtësi 33-vjeçar i Skënderbeu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania