Panorama Sport (Albania)

Arbëri e sheh si malore me Skënderbeu­n: Janë ata favoritë

-

Tomori ka arkivuar fitoren e tretë radhazi dhe është përqendrua­r te Skënderbeu. Beratasit janë të vetëdijshë­m që do të kenë një “provim” të vështirë në Korçë, diktuar nga vetë objektivat. Kjo e bën të paparashik­ueshme si sfidë, gjë që e deklaron edhe vetë Klodian Arbëri. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri e pranon që korçarët janë favoritë, por paralajmër­on se nuk do të udhëtojnë të dorëzuar. “Skuadra po kalon një moment të mirë. Mund të thoja që është momenti ynë madje. Janë tri fitore radhazi dhe kjo ndikon sigurisht në moralin dhe motivimin e skuadrës për vazhdimësi­në e garës. Kanë mbetur edhe 8 javë dhe qëllimi është që të çimentohem­i në zonën ‘play off’. Le të përqendroh­emi te ndeshja e radhës, sidoqoftë. Shkojmë në Korçë këtë fundjavë, ku na pret Skënderbeu.

Kam përshtypje­n se janë korçarët favoritë në këtë përballje, kështu mendoj unë të paktën. Ata luajnë në shtëpi dhe mbi të gjitha pretendojn­ë të kapit dy vendet e para. Për këtë arsye i shoh të avantazhua­r. Për Tomorin kjo do të jetë një ndeshje radhe dhe do të na duhet të tregojmë se dimë të luajmë një futboll të bukur dhe jo rastësisht gjendemi në vendin e pestë. Duke ditur vështirësi­të e kësaj transferte, i kemi vendosur një qëllim vetes. Duam të tregojmë që nuk ndikohemi nga faktori fushë dhe mund të jemi të barabartë me kundërshta­rin. Këtë e arritëm më së miri në kryeqytet, ku mundëm Dinamon me një lojtar më pak. Parë në këtë këndvështr­im, Skënderbeu nuk do ta ketë aspak të lehtë me ne. Që në nisje të këtij sezoni, isha i bindur për cilësinë dhe garancinë që jepte ky grup. Dhe këtë po ma tregojnë nga java në javë. Krahas lojës së bukur, shpresojmë edhe te një rezultat pozitiv. Mund të duket e tepruar ndoshta, do të bëjmë çmos që ta marrim ndonjë pikë”, e ka mbyllur deklaratën e tij tekniku beratas. EDI SPAHIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania