Panorama Sport (Albania)

Uzuni dhe Sadiku lënë shenjë, La Liga 2 spanjolle po flet shqip

-

Kategoria e Dytë spanjolle ka folur shqip këtë sezon, teksa Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku kanë lënë shenjë deri tani dhe secili në mënyrën e vet. Uzuni është golashënue­si i kampionati­t, teksa ka shënuar 18 gola deri tani dhe me kontributi­n e tij të madh po e dërgon Granadën drejt ngjitjes në La Liga. Ndërkohë Sadiku, i cili ka shënuar 8 gola me Kartagjenë­n, është sulmuesi më produktiv në ligë si zëvendësue­s, duke shënuar 5 gola pasi ka hyrë nga stoli.

UZUNI- Një superformë ajo e Myrtos deri tani me Granadën. I bindur se ekipi i tij do të ngjitet aty ku ishte sezonin e kaluar, 27vjeçari ka qenë i papërmbajt­shëm, sidomos në shtëpi. Këtë e thonë edhe shifrat, teksa ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 3 asiste dhe ndjekësin më të afërt për çmimin e golashënue­sit e ka 6 gola prapa. Beratasi do të jetë gjithashtu një pikë e rëndësishm­e për Silvinjon në ndeshjen me Poloninë, duke pasur parasysh formën që ai po kalon.

SADIKU- Spanjollja "AS" ka publikuar një artikull për sulmuesin shqiptar që kishte humbur rëndësinë në kohët e fundit. Edhe pse është golashënue­si më i mirë për Kartagjenë­n, sezoni për Armando Sadikun nuk ka qenë i lehtë. Shqiptari luftoi gjatë fazës së parë për një vend titullari me Ortunon, duke u alternuar në fushë dhe kjo solli edhe një rënie të lojës dhe rezultatev­e të skuadrës. Përveç anës së shënimit të golave, në merkaton e janarit u përfol për një largim të mundshëm të tij. Ai shënoi këtë javë golin e tetë kundër Ponferadin­ës dhe me festën e tij u duk sikur i hoqi vetes një barrë të madhe nga supet, pasi kishte 12 javë që nuk shënonte, përfshi këtu edhe ato ndeshje që ishte në stol. Por statistika­t flasin për Armandon, sa herë ai hyn në fushë. Sulmuesi është lojtari më rezultativ në kampionat, pasi ka shënuar pesë gola duke hyrë nga stoli, më shumë se kushdo tjetër dhe këto i ka shënuar për 251 minuta në total. Mbetet në pritje nëse Silvinjo ka rezervuar një ftesë për 32vjeçarin, që mungon prej kohësh në ekipin kombëtar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania