Panorama Sport (Albania)

Partizani fiton në Vlorë, Tirana mundet në Prizren

SPORT Konferencë në Tiranë në prag të fazës “Final Four” Eventi mbarëkombë­tar përcakton gjysmëfina­listet

- ERMAL SIKA

BASKET FEMRA/ Liga Unike përfundon sezonin e rregullt

Bashkimi, Flamur tari, Prishtina dhe Partizani janë skuadrat që avancojnë në fazën “Final Four” të edicionit të dytë në Ligën Unike të basketboll­it të femrave. Ndonëse llogaritë e kualifikim­it ishin mbyllur, evenimenti mbarëkombë­tar për klube mes Shqipërisë dhe Kosovës kompletoi dje sezonin e rregullt me dy sfidat e fundit të javës së 10-të. Flamurtari u mund në Vlorë nga Partizani, ndërsa Bashkimi fitoi në Prizren kundër Tiranës.

FLAMURTARI-PARTIZANI – Vlonjatet kanë shënuar humbje me pesë pikë diferencë në fushën e tyre përballë Partizanit. Flamurtari nuk e nisi mirë lojën, teksa vajzat nga kryeqyteti morën ‘frenat’ në dorë qysh në minutat e para, duke e mbyllur me avantazhin e thellë 11-31 periodën e parë. Në çerekun e dytë Flamurtari pati përmirësim në lojë, duke fituar 23-20, por pjesa e parë do të mbyllej me 17 pikë avantazh, 34-51, në favor të Partizanit. Edhe nisja e pjesës së dytë nuk do të ishte shumë e mirë për skuadrën e Elona Merkajt, por më tej përforcime­t më të fundit të Partizanit bëjnë diferencën në parket. Kështu, perioda e tretë mbyllet 15-18 për të kuqet e Eliverta Bujarit, të cilat kryesojnë 49-69 pas 30 minutash lojë. Por kryeqyteta­set “harrojnë” si luhet në periodën e fundit, në të cilën shënojnë vetëm 4 pikë kundrejt 19 të vendëseve. Gjithsesi, Partizani e ruan epërsinë dhe del me triumfin 68-73 nga pallati i sportit “Flamurtari”, duke e mbyllur në vend të katërt sezonin e rregullt të Ligës Unike. Nga ana tjetër, vlonjatet pasi kishin kryesuar që nga java e parë, zbresin në vend të dytë të renditjes. Për sa u përket paraqitjev­e individual­e, pikëshënue­sja më e mirë e ndeshjes ishte Omerbasiç e Flamurtari­t me 23 pikë. Nga Partizani janë dalluar Mathis dhe Lalaj me nga 20 pikë të shënuara.

BASHKIMI-TIRANA – Vajzat nga Prizreni nuk falën në shtëpi, teksa morën fitoren e shtatë sezonale, duke mundur Tiranën me rezultatin 93-68. Vendimtare në suksesin e skuadrës kosovare do të rezultonte perioda e dytë, e fituar thellë prej tyre. Perioda e parë nisi më

një epërsi të lehtë të Bashkimit, por në fund të 10minutësh­it vajzat bardheblu reaguan mjaft mirë për të fituar këtë fraksion 14-17. Në çerekun e dytë skuadra e Bashkimit shpërthen në sulm, për ta fituar thellë këtë 10-minutësh në shifrat 36-15 duke shkuar në pushim me avantazhin 50-32. Në pjesën e dytë vendëset e kontrolloj­në qetësisht lojën, për t’i fituar edhe dy periodat e mbetura, përkatësis­ht 20-17 dhe 2319, duke hipotekuar suksesin me 25 pikë diferencë, për ta mbyllur në vend të parë sezonin e rregullt. Haywood

me 19 pikë e 9 ribaunde dhe 3 asiste, si dhe Arbnore Përquku me 16 pikë, 12 asiste dhe 7 ribaunde, ishin lojtaret më të mira në fitoren e Bashkimit. Për Tiranën kuotë dyshifrore pikësh arritën vetëm Qosja (15), Bey (14) dhe Verri (10).

FAZA FINALE – Me mbylljen e sezonit të rregullt tashmë është radha për pjesën e nxehtë të kompeticio­nit. Faza “Final Four”, siç dihet, do të mbahet në Vlorë më datat 15 dhe 16 mars. Në gjysmëfina­le do të kemi përballjet Flamurtari-prishtina dhe Bashkimi-partizani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania