Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BAJERNIT

-

ZOMER 6.5 - Dy pritje vendimtare, më pas një gafë që mund t'i kushtonte shtrenjtë duke ekzagjerua­r një dalje në zonë, por fillimisht Vitinja godet keq dhe lehtë, ndërsa De Ligt spastron mbi vijën fatale. Dhe ndeshje ishte 0-0... Me fat!

STANISIÇ 6 - I zellshëm në korsi, vendos të mos e teprojë shumë me daljet në sulm.

DE LIGT 7.5 - Vendimtar! Së pari ndaj Mesit, duke i treguar forcën në sparkatë, ndërsa më pas shpëton golin e disavantaz­hit ndaj Vitinjës. Hero!

UPAMEKANO 6.5 - Me muskuj dhe me egërsi arrin të fitojë duelin me Mbapenë.

DEJVIS 6.5 - Dyfishon gjithmonë markimin ndaj Mesit, por mbi të gjitha neutralizo­n totalisht Hakimin. Drithërues kur niset me topin drejt sulmit.

GORECKA7 - Fenomenal! Tentoi i pari golin, më pas iu bë hije Verratit, duke mos i lejuar asnjë korridor pasimi dhe mbi të gjitha dha asistin për golin e Çupomoting.

KIMISH 6 - Pak iniciativë. "Polic" trafiku në mesin e fushës, duke vendosur kohët e lojës, por pak iniciativë në fazën sulmuese.

MUSIALA 7 - Donaruma fitoi duelin personal me të, duke i ndalur një gol në diagonale në pjesën e parë. Por gjithsesi, në ndërtimin, idetë dhe paparashik­ueshmërinë e lojës, është i pazëvendës­ueshëm për Bajernin. Në të 82-ën Mane (pa notë).

MYLER 6.5 - Ura lidhëse mes mesfushës dhe sulmit. U duk sikur nuk bëri shumë, por pyesni Verratin dhe Fabian Ruizin se çfarë ndeshjeje të madhe në mbulim bëri Tomasi. Në të 86-ën Gnabri (nota 7), i cili në topin e parë që prek djeg Donarumën dhe fut në kasafortë biletën për në çerekfinal­e.

KOMAN 5 - Mendesh nuk është një klient i lehtë, por përveç disa driblimeve, francezi ishte i pasaktë në sulm. Në të 86-ën Kanselo (nota 6.5), i cili grabit dhe ofron topin për 2-0 e Gnabrit.

ÇUPO-MOTING 7 - Prek vetëm dy topa në zonë, por në të parin ia anulojnë golin për pozicion jashtë loje, ndërsa të dytin e dërgon saktë në rrjetë, duke ndezur festën në "Allianz Arena". Vdekjeprur­ës! Në të 68-ën Sane (pa note).

TRAJNERI NAGELSMAN 7 - Shumë i stresuar në pjesën e parë, por korrigjon gjërat në të dytën dhe i tregon derën e daljes nga Europa kolegut Galtier, që me moshë mund të jetë babai i tij. Fenomen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania