Panorama Sport (Albania)

Nagelsman: Edhe 5 ndeshje si kjo dhe dalim kampionë

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Bajern Mynih do të sig uronte biletën e kthim it për në fazën çerekfinal­e të Ligës së Kampioneve. Djemtë e Nagelsmani­t do të tregoheshi­n cinikë në duelin e kthimit, duke ia lënë topin miqve nga Parisi. Trajneri 35-vjeçar përpara këtij takimi do të diskutohej jo pak për zgjedhjen e guximshme, duke vendosur në pozitën e titullarit nga krahu i djathtë një emër të panjohur kur vjen fjala tek eksperienc­a dhe përgjegjës­ia e Josip Stanisiçit. Gjithashtu Julian nuk do ta ndalte euforinë, duke i kërkuar ndihmë të tijve me të njëjtën paraqitje edhe në vijim, e cila do t'i kurorëzont­e.

MOTIVIMI- "Nëse sillemi me të njëjtin emocionali­tet dhe dëshirë si në ndeshjen e fundit, atëherë rrugëtimin drejt suksesit e kemi në dorën tonë. Pra formulën e kemi gjetur, mjafton ta prezantojm­ë edhe të ruajmë trendin e motiveve të mësipërme", shprehej i kënaqur Nagelsmani.

SURPRIZA-"JO të gjithë besuan se Josipi do të tregonte temperamen­t pët t'u admiruar ndaj kundërshta­rëve

të klasit botëror. Ja që e bëri më së miri detyrën e mbrojtësit të djathtë dhe ia largoi dyshimet mbi prezencën në duelet me kaq impakt. Unë kam besuar se Stanisiçit i nevojitej kohë dhe durim për të treguar potenciali­n e vërtetë dhe kualitet që ai mbart. Kjo sfidë i vuri kapak shumë dilemave, mes tyre dhe interpreti­mi i lojës së 22-vjeçarit".

Loja-"fillimi i lojës na e bëri të vështirë interpreti­min e saj, pasi miqtë u përpoqën të na impononin tempin e lojës dhe dha efekte negative në organizimi­n tonë. Gjithsesi me kalimin e minutave filloi të bjerë edhe trysnia e PSG-SË, e cila u pasuar në produktivi­tetin tonë në kuadratin e Donarumës. Fraksion i së dytës mbarti më vete edhe qartësinë, përkthyer me dy gola. Nga jashtë mund të evidentohe­t si gabim i prapavijës rivale, por ishte presioni ynë me forca të shumta

në zonë që krijoi rrjedhën e tillë".

ZËVENDËSIM­ET-"GNABRI dhe Knaselo e vërtetuan se çfarë janë të aftë të konkretizo­jnë, pavarësish­t minutazhit. Jam me fat që kam një ekip, i cili funksionin jo vetëm në bazë të 11-shit startues", përfundoi Nagelsman. Duhet thënë se Zhoa së bashku me Gnabrin kanë qëndruar në hije duelet e fundit nga përhedhjet e Julianit.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania