Panorama Sport (Albania)

Mision i kryer, Milani mes 8 më të mirave

Në çerekfinal­et e Champions-it pas 11 vitesh, Totenhemi K.O

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kuqezinjtë nuk shkëlqejnë, por u mjafton barazimi pa gola

Duhej një provë per sonaliteti dhe Mi lani e ofroi duke prerë një biletë për në çerekfinal­et e Champions-it. Kjo erdhi falë barazimit pa gola në Londër me Totenhemin të cilin e kishte mundur në ndeshjen e parë. Nëse Konte duhet të bëjë llogaritë me mungesën e Dajerit në prapavijë, Pioli rigjen Leaon dhe Kruniçin, pa harruar edhe rikuperime­t e Diazit e Zhirusë. Sfida nis me 10 minuta vonesë për shkak të trafikut që vonon hyrjen në stadium, por minutat e para janë përpjekje e ekipeve për të testuar qëndrimin e njëra-tjetrës. Romero ndërmerr një betejë me sulmuesit kuqezi dhe duhen 21 minuta e tri faulle për t’u ndëshkuar. Nëse vendësit nuk gjejnë në asnjë moment kuadratin, Milani ka rastin më të mirë me Mesiasin që lirohet bukur gjatë një goditjeje standarde, por shpërdoron keqazi. Pak minuta më vonë përsëri braziliani që këtë herë shfrenon fantazinë dhe godet shumë lart mbi traversë. Reagimi i londinezëv­e vjen me disa përpjekje të stërzgjatu­ra, të cilat nuk sjellin asgjë ashtu si dy minutat shtesë pas të cilave ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me sfidën në barazim pa gola.

MISION I KRYER - Fraksioni i dytë nis me Milanin më të qartë në qëllime. Shansi i parë është i trefishtë, por mes Diazit, Teos dhe Leaos asnjëri nuk gjen rrjetën falë edhe ndërhyrjev­e të portierit Foster. Teksa Mesias dëmtohet, Totenhemi rrit xhirot. Megjithatë, rasti i artë është rishtazi në këmbë kuqezi. Leao gjen Diazin në zonë, por spanjolli tenton driblimin në vend të goditjes dhe humb një shans të pastër. Kuqezinjtë nisin të vuajnë presionin, por pa humbur qartësinë për të tentuar golin. Çau nis Leaon, i cili shpërdoron gjithashtu mundësinë e tij. Gjërat lehtësohen pasi kartonit të dytë të Romeros që lë “Spurs”-at me një lojtar më pak. Në kohën shtesë nevojitet një mrekulli e Menjasë për të shmangur golin e Kejnit, ndërkohë që në aksionin pasardhës është Origi që çon në shtyllë topin që do të mbyllte takimin. Sidoqoftë, edhe pas gjashtë minutash shtesë shifrat nuk ndryshojnë dhe i vlejnë Milanit për një kualifikim në çerekfinal­et e Champions-it që mungonte prej 11 vjetësh.

 ?? ?? Festa e kuqezinjve pas suksesit në Londër
Festa e kuqezinjve pas suksesit në Londër
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania