Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

MENJA 7 – Gabimet e vetme janë në forcën e disa pasimeve në pjesën e parë, por vëmendja është maksimale dhe një ndërhyrje e tij dhuron kualifikim­in.

KALULU 6,5 – Nëse Son nuk dallohet as që është në fushë merita i takon francezit që për 96 minuta i ngjitet si pullë.

ÇAU 6,5 – Nuk është rastësi që Kejn në dy ndeshje mezi godet një herë kuadratin. Malik (nga arabishtja Mbret) pushton edhe Londrën.

TOMORI 7 – Më i mirë në mbrojtje duke fshirë njollat e paraqitjet me Fiorentinë­n. Tifozët e Totenhemit nuk lënë ofendim pa i adresuar, por bashkëkomb­ësi u përgjigjet me fakte.

MESIAS 5,5 – Dy raste të shpërdorua­ra, por edhe shumë aplikim në aspektin difensiv. Provë me dy fytyra të cilën e ndërpret prej dëmtimit.(nga 56’ Salemakers 5.5 – Nuk është se bën më shumë se kolegu, por tregohet i aftë në disa situata që për pak sa nuk i japin fitoren ekipit.)

TONALI 6 – Provë zemre pasi taktikisht nuk shprehet në maksimum. Një gol “i ngrënë” mund të kishte kushtuar shumë, megjithatë mirë edhe kështu.

KRUNIÇ 6 – Nga këmbët e tij kalojnë më shumë topa se zakonisht dhe në shumicën e rasteve bën gjënë e duhur. I çmuar për dinamizmin që ofron.

HERNANDEZ 6,5 – Anulon Kulusevkin, nxjerr me të kuq Romeron dhe bëhet burim rastesh të rrezikshme. I mungon qartësia e mbrëmjeve më të mira, megjithatë dhuron një ndeshje prej kapiteni me përvojë.

DIAZ 6 – Nga më të mirët në fazën sulmuese, por rastet e humbura janë një njollë e madhe. Fakti që shtrëngon dhëmbët dhe paraqitet me këtë nivel nuk duhet nënvlerësu­ar.(nga 81’ Benaser 6 – Maturi dhe këmbë të sigurta për minutat më të rëndësishm­e të sfidës.)

LEAO 5 – Nja dy goditje, pak driblime dhe asnjë shenjë në një mbrëmje ku kampionët bëjnë diferencën. Mbase nuk është ende i tillë. (Nga 89’ Rebiç – Luan në shtesë për të ofruar më tepër mbulim.)

ZHIRU 6 – Një goditje në portë, por edhe pikë referimi mungesa e së cilës ndihet sapo del nga fusha. Vinte nga tri ditë temperatur­ë e do të ketë kohë të bëjë edhe më mirë. I falur. (Nga 81’ Origi pa notë - Nëse nuk do të godiste shtyllën tani do të ishte duke u trajtuar si hero.)

Trajner PIOLI 6,5 – Përpara ndeshjes kishte më shumë se një problem, por zgjidhjet i japin të drejtë. Nuk ishte Milani më i bukur i sezonit, por në të tilla mbrëmje nevojitet rezultati dhe Milani kryen misionin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania