Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

* Milani nuk e kishte kaluar 1/8-at e Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2011/12, gjithashtu në atë rast duke eliminuar një ekip nga veriu i Londrës (fitore 4-0 në ndeshjen e parë, humbje 0-3 në ndeshjen e dytë kundër Arsenalit).

* Milani shkoi i pamposhtur në një udhëtim në Angli në Ligën e Kampionëve, pasi humbi tri ndeshjet e mëparshme me rezultatin e përgjithsh­ëm 9-1.

* “Djalli” nuk kishte kaluar kurrë në një fazë eliminator­e të Ligës së Kampionëve pa pësuar gola si në ndeshjen e parë ashtu edhe në atë të dytë që nga raundi i 1/8-ave i 2006/07 kundër Sëlltikut.

* Që nga viti 2007/08, Milani është takuar me skuadrat angleze në 14 ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe ka mbetur i pamposhtur në vetëm pesë prej tyre, të gjitha kundër Totenhemit (1F 1B) dhe Arsenalit (1F 1B).

* Kuqezinjtë e kanë mbajtur katër herë radhazi portën e paprekur. Ata nuk e kishin bërë këtë në një sezon të vetëm në Champions-it që nga 2004/05 (seria arriti në shtatë).

* Milani ka pësuar vetëm një gol në një nga gjashtë ndeshjet e fundit zyrtare, pas nëntë ndeshjesh radhazi pa portën e pastër në të gjitha garat.

* Totenhemi dje ka tentuar vetëm dy goditje në portë dhe vetëm në një ndeshje këtë sezon ka bërë më keq (një kundër Portsmuthi­t në FA CUP).

* Italia ka marrë të paktën një skuadër në çerekfinal­e të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2019-20, kur ia doli me Atalantën që më pas u takua me PSG-NË.

* Antonio Konte është eliminuar nga 1/8-at e Ligës së Kampionëve në dy nga tri paraqitjet e tij në këtë fazë si trajner, me Çelsin në vitin 2018 dhe mbrëmë.

* Skuadra e Antonio Kontes ka humbur 4 nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi në fazën eliminator­e të Ligës së Kampionëve (2F 1 B), duke përfshirë dy të fundit (kundër Ajaksit në gjysmëfina­len 2018-19 dhe Lajpcigut në raundin e 1/8-ave të 2019-20).

* Herri Kejn ka shënuar vetëm një herë në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, pasi ka shënuar 20 gola në 24 paraqitjet e tij të para në turne. Sulmuesi anglez ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në Champions të luajtura në Londër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania