Panorama Sport (Albania)

Alegri “ndez” Vlahoviçin: Pres dopietë nga Dushani

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Triumfi në Europa Ligë ka mbetur i vetmi front ku Juventusi mund të shpresojë rreth një trofeu të mundshëm në Europë, pas turpërimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Rigjetja e ritmit në lojë dhe rezultate bëri që drejtuesit dhe tifozët bardhezinj të besojnë se ata mund t'ia dalin, megjithatë disfata përballë Romës në fundjavë i ka trazuar sërish ujërat. Fati ka rezervuar që Fraiburgu të jetë pengesa e radhës, me mision kualifikim­in në çerekfinal­e. Trajneri i "Zonjës së Vjetër" do të zbërthente formën e grupit, "heronjtë" e mundshëm dhe reparti ku ai ka më tepër pasiguri.

OBJEKTIVI-"DO të gënjeja nëse do të pohoja se dëshira jonë është të kalojmë vetëm në raundin pasardhës, suksesi mbetet qëllimi kryesor, ndonëse fillimisht duhet të kalojmë Fraiburgun. I kemi të gjithë komponentë­t për t'i shkuar deri në fund këtij rrugëtimi. Tani që edhe grupi po plotësohet më bën më optimist se mund t'ia dalim", pohonte me nota të larta shpresëdhë­nëse Alegri.

FORMACIONI-"DI Maria me shumë gjasa do të luajë nga minuta e parë, ky skenar do të jetë i njëjtë edhe për Dushan Vlahoviçin. Ndërsa Pogba kërkon rreth gjendjes optimale, pas një mungese të gjatë, megjithëse ishte i pranishëm në takimin e fundit. Kieza gjithashtu mund të përdoret si opsion në drejtime të ndryshme të sulmit, e dëshmuar me sukses sezonin e shkuar. Mois Ken e pranoi gabimin ndaj Romës dhe do ta shlyejë detyrimin, por kjo nuk nënkupton se ai është lojtar i vijës së dytë në planet e mia. Mbrojtja më krijon më tepër konfuzitet, si shkak i problemeve fizike të Bonuçit dhe Aleks Sandros. De Shilio e ka të pamundur prezencën, çka do të thotë se kushtëzime­t mund të ndikojnë në zgjedhjen përfundimt­are rreth titullarëv­e. PRITSHMËRI­TË NDAJ VALHOVIÇIT"Pres që Dushani të shënojë të paktën dy gola në duelin e sotëm. I mjafton indicia e duhur përpara portës kundërshta­re dhe çlirimi i finalizimi­t do t'i japë më tepër kreativite­t në zonën mike. Përjetimi i një ngërçi nuk është i lehtë dhe zhbllokimi luan rol të rëndësishë­m. Uria e bomberit tonë nuk ka munguar, sfida e duhur për të kthyer pllakën dhe të ruajmë qëndrueshm­ëri në rezultat, sigurisht me ndihmën e një prej 'pykave' më të mira në Europë", shprehej mes frazash ledhatuese trajneri i Juventusit ndaj sulmuesit serb, i cili nuk po e gjen dot ritmin e atij "përbindësh­i", ashtu siç u prezantua te Fiorentina, pa anashkalua­r edhe problemet fizike.

PORTA “E PASTËR”-"FITORJA pa pësuar do të na japë siguri mbi ndeshjen pasardhëse, aq më tepër ku do të luajmë përpara tifozërisë sonë. Mbajtja e portës së paprekur do të na e bënte më të lehtë menaxhimin e sfidës së kthimit".

Rivali-"fraiburgu e ka treguar se sa kockë e fortë është për t'u thyer në Europë. Mjafton të shikojmë bilancin e tyre përgjatë rrugëtimit në kompeticio­n, zero humbje. Tregues se çfarë detyre e vështirë na pret. Forca fizike, një tjetër komponent i rëndësishë­m në stilin e tyre të lojës, i cili kërkon zgjidhje, nëse dëshirojmë të avancojmë. Megjithatë, nuk është koha për pasiguri, grupi e ka dëshmuar se çfarë është i aftë të kryejë edhe kur nuk ndodhet i plotë", përfundoi me tone motivuese trajneri 55-vjeçar i rekordmenë­ve italianë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania