Panorama Sport (Albania)

Hetimi, prokuroria vë në rresht presidentë­t e Barçës

Çështja për korrupsion­in me gjyqtarët do të shkojë në gjykatë

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Ndonjëri prej tyre mund të kalojë nga dëshmitar në të pandehur

Tashmë nuk ka asnjë mëdyshje se klubi i Barcelonës do të duhet të përballet me drejtësinë në Spanjë. Mediat në këtë vend kanë bërë me dije se Prokuroria e Përgjithsh­me në Spanjë ka vendosur të çelë zyrtarisht një hetim për klubin katalanas në lidhje me pagesën prej 6.2 milionë eurosh që ky klub ka bërë në llogari të ish-zëvendëspr­esidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Hoze Maria Enrikez Negreira. Këto pagesa janë bërë për periudhën 20012018. Prokuroria do të akuzojë Barcelonën për korrupsion në biznes në mënyrë të vazhdueshm­e dhe bashkë me klubin do të akuzojë dhe ish-presidenti­n e klubit, Josep Maria Bartomeu si dhe ish-shefin e gjyqtarëve Enrikez Negreira. Sipas gazetës spanjolle “El Mundo” çështja nuk është shumë e thjeshtë dhe prokuroria nuk ka ndër mend të tërhiqet nga vendimi i saj dhe ka vendosur të vendosë në rresht të gjithë ish-presidentë­t e Barcelonës, si dhe numrin një aktual të klubit, Joan Laporta. Joan Gaspart, Sandro Rosell, Josep Maria Bartomeu dhe Joan Laporta do të jenë të gjithë në gjykatë për të dëshmuar në lidhje me pagesat e bëra në adresë të kompanisë së drejtuar nga ish-shefi i gjyqtarëve. Në rast se ndonjëri prej tyre do të shpallet fajtor, dënimet e parashikua­ra variojnë nga gjashtë muaj deri në katër vjet burg së bashku me skualifiki­m të posaçëm dhe pagesën e gjobës trefishi i vlerës së përfitimit ose avantazhit të përfituar në mënyrë të paligjshme. Sipas gazetës spanjolle në fjalë, ndër katër ish-presidentë­t e Barcelonës, ai që rrezikon më shumë është Josep Maria Bartomeu. Fillimisht ai do të deklarojë në proces, por me vazhdimësi­në e procesit nuk përjashtoh­et se ai apo ndonjë nga kolegët e tjerë të përfundojn­ë në bankën e të akuzuarve.

REAGIMI – Pas lajmeve të radhës të dala mbi skandalin e gjyqtarëve ka ardhur dhe re

agimi i ish-presidenti­t, Josep Maria Bartomeu. Duke folur për mediat ai ka nënvizuar se gjatë mandatit të tij nuk ka bërë asgjë të jashtëligj­shme. “Kam vepruar konform rregullave dhe ligjeve, nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë të paligjshme”, ka thënë ai.

 ?? ?? Nga ndeshja mes Realit dhe Barcelonës në Kupën e Mbretit 0-1
Nga ndeshja mes Realit dhe Barcelonës në Kupën e Mbretit 0-1
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania