Panorama Sport (Albania)

Vinicius, një “rebel” i Ançelotit

Numri 20 në “Bernabeu” është viktima e preferuar e kundërshta­rëve, 135 faulle kundër

-

Sulmuesi brazilian rekord kartonësh për Realin e Madridit, 11 vetëm këtë sezon

Vinicius Zhunior u largua nga “Vil lamarin” i zemëruar nga barazimi kundër Betisit, por i mërzitur edhe prej gjërave të tjera. Të dielën, sulmuesi brazilian pa t’i tregohej kartoni i tij i verdhë numër 11 dhe i 7-ti në 23 ndeshjet e La Ligës këtë sezon. Atyre u shtohen tre në Kupën e Mbretit. Numri 20 ka parë t’i tregohen 10 kartonë të verdhë në kompeticio­net spanjolle (28 ndeshje në total, duke llogaritur edhe dy në Superkupën e Spanjës, në të cilat ai i ka shpëtuar procesverb­alit të arbitrit). Ndërsa në arenën europiane, ai është ndëshkuar vetëm 1 herë këtë sezon (7 ndeshje në Champions, dy në Botërorin e Klubeve dhe 1 në Superkupën e Europës). Statistika­t e disiplinës së 22vjeçarit janë të frikshme. Ai ndëshkohet me karton të verdhë çdo 2.8 ndeshje në Spanjë dhe çdo 10 ndeshje në sfidat europiane.

FAULLET – Kontradikt­or është fakti që statistika­t tregojnë se Vinicius është një lojtar agresiv në fushë, por ai është edhe një viktimë e

faulleve të kundërshta­rit. Sepse Vinicius është lojtari ndaj të cilit regjistroh­en më shumë ndërhyrje të parregullt­a në pesë kampionate­t kryesore të Europës. Këtë sezon ndaj tij janë regjistrua­r 135 faulle, duke qenë shumë i shkëputur nga vendi i dytë, Zakanji

i Lacios (93 faulle) dhe Nejmar (PSG, 90). Në Europë, Vinicius është lojtari i tretë më i shënjestru­ar. Sa u përket kartonëve, ai lihet pas vetëm prej Robert Andrih i Leverkusen­it dhe Verrati i PSG-SË, të cilët kanë parë t’u tregohen 12 kartonë të verdhë. Me 11 renditet

Jimenezi i Atletikos së Madridit, Mehdi i Sampdorias dhe vetë Vini. Por kartonët e tij duhen lexuar. Sepse ata nuk vijnë vetëm prej faulleve të tij, por përqindja e tyre prej protestave është shumë e lartë. Ashtu siç ndodhi me Pecelën të dielën në Sevilje. Mbrojtësi i Betisit e

mbylli ndeshjen i pandëshkua­r, ndërsa Vini i shtoi një tjetër karton rekordit të tij. Nga 11 kartonët e tij këtë sezon, vetëm 3 kanë ardhur si rezultat i faulleve të braziliani­t. Pjesa tjetër për protesta ndaj arbitrit (4), zënkë me kundërshta­rin (3) dhe 1 për vonesë loje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania