Panorama Sport (Albania)

Ançeloti me dyshime, Benzema dhe Rydiger mungojnë në stërvitje

Ndaj Espanjolit do të jenë jashtë edhe Alaba dhe Mendi

-

Reali i Madridit mbajti seancën e dytë stërvitore këtë javë në pritje të duelit të së shtunës kundër Espanjolit. Një seancë për skuadrën e Karlo Ançelotit, e cila nuk kishte në përbërjen e saj emra si Karim Benzema, Mariano dhe Antonio Rydiger, të cilët kryen stërvitje të veçanta në ambientet e brendshme të qendrës stërvitore sipas buletinit të fundit të klubit. Ndërkohë që David Alaba dhe Mendi vijuan të stërvitesh­in të diferencua­r, si në palestër ashtu edhe në ambientet e jashtme dhe ata janë dy mungesa të sigurta për ndeshjen e radhës së skuadrës madrilene. Ndërkohë që Benzema, Rydiger dhe Mariano mësohet se kanë kryer stërvitje me pesha në palestër. Parashikim­i i stafit mjekësor është që ata të mund të rikthehen të stërviten me grupin ditën e sotme ose të nesërme, një ditë përpara duelit me skuadrën nga Barcelona. “Topi i Artë” po vuan që të përsërisë rezultatet e sezonit të shkuar, pavarësish­t se këtë sezon ka shënuar 16 gola në 24 prezenca. Por dëmtimet e kanë penguar shpesh që të shprehë versionin e tij të më mirë. 35-vjeçari ka pasur 7

dëmtime në total këtë sezon, prej të cilave ai ka munguar në 12 ndeshje. Me Alabën dhe Mendinë jashtë, Ançelotin e shqetëson edhe situata e Rydigerit, pavarësish­t se gjërat nuk janë serioze. Realin e presin ndeshje vendimtare kundër Liverpulit dhe Barcelonës në 10

ditët e ardhshme dhe tekniku italian mund të vendosë që të kursejë disa nga yjet e tij për sfidën e kësaj fundjave në La Liga, për t’i pasur në 100% të formës së tyre për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, kundër Liverpulit të mërkurën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania