Panorama Sport (Albania)

Xheko apo Lukaku? Inzagi kërkon një shok për Lautaron

-

Lautaro Martinez është i padiskutue­shëm në sulm, por gjithmonë e më shumë po ngrihet pyetja se cili prej Romelu Lukakut dhe Edin Xhekos është shoku i tij ideal në këtë repart. Dilema duket se mbi të gjitha i përket Inzagit, që për momentin po alternon dy sulmuesit duke preferuar në parim boshnjakun në ndeshje më delikate siç janë ndeshjet e mëdha. Në këtë vit të ri kalendarik, dyshja ka luajtur secili nga 956 minuta në Serinë A, duke shënuar nga një gol secili dhe duke ia bërë jo pak të vështirë zgjedhjen Inzagit.

EDIN - Në përgjithës­i, sezoni i Xhekos është pa dyshim më i miri, duke pasur parasysh praninë dhe kontributi­n e tij të vazhdueshë­m para portës, i cili ka arritur në 11 gola në tri kompeticio­ne të ndryshme. Megjithatë, 2023-shi i ngadaltë i tij i ka afruar numrat me ato të shokut të repartit. Duke qenë se Lukaku aktualisht është ndalur në 4 gola dhe 1 asist, mesatarja për ndeshje e golave dhe asisteve është sigurisht në favor të boshnjakut, ashtu si numri i goditjeve dhe goditjeve në portë. Xheko tenton 3.52 konkluzion­e në çdo ndeshje në kampionat, shumë më tepër se afërsisht 2 të belgut. Kjo do të thotë që kur ish-verdhekuqi është në formë, përpiqet më shumë dhe në mënyrë më konstante, duke arritur të jetë më efektiv në konkretizi­min e rasteve të krijuara në sulm. ROMELU - Nga 16 paraqitjet sezonale, vetëm gjysmën Lukaku e ka nisur si titullar dhe kjo mund të vlejë si arsye pse belgu është pas boshnjakut në disa prej zërave të tabelës. Dy golat në po aq ndeshje në Champions League për shembull, mund të eklipsojnë të dhënat e tjera të dobëta të 29-vjeçarit. Mbi të gjitha, “Big Rom” përgjithës­isht prek më shumë topa në zonën e kundërshta­rit, gjë që krijon frikë te mbrojtësit dhe i ofron Inzagit zgjidhje të ndryshme manovrimi. Mund të duket e çuditshme, por në përgjithës­i është pikërisht sulmuesi i Çelsit që mburret me një mesatare më të mirë të golave në minutë (180' me 191') se Xheko, pikërisht sepse kjo shifër nuk ndikohet nga prezenca në fushën e lojës. Me pak fjalë, dyshimi është i vështirë për t’u zgjidhur dhe në fakt është nga stërvitja në stërvitje që Inzagi mund të vlerësojë sulmuesit e tij. Vërtet Lukaku ka një marrëdhëni­e më të mirë me Champions League, por duhet thënë që ka hyrë vetëm si zëvendësue­s dhe duhet provuar që nga minuta e parë. Më shumë se njëri, më i mirë se tjetri, edhe të dhënat statistiko­re tregojnë se ata janë dy lloje të ndryshme futbollist­ësh. Të dy, megjithatë, duhet të gjejnë versionin më të mirë të tyre për të bindur Inzagin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania