Panorama Sport (Albania)

Ed Abazi: Duka, trajner i Kombëtares që nga 2002

“Stafet e moshave bëjnë pazare, nuk i ndryshon kurrë”

- KRISTI SEJATLLARI

Ish-sulmuesi: FSHF-JA ka dështuar, Silvinjos i duheshin miqësore

Si një ish-sulmues i Ko mbëtares dhe i shpërngulu­r për jetuar në Portugali, Eduard Abazi kthehet të japë opinionet e tij në lidhje me ekipin kombëtar dhe futbollin e moshave në Shqipëri në një intervistë për “Panorama Sport”. Ai gjithashtu flet edhe për trajnerin e ri, braziliani­n Silvinjo, i cili sipas tij duhet t’i kishte kërkuar FSHF-SË një ndeshje miqësore para Polonisë. Abazi është i ashpër kur bëhet fjalë për menaxhimin e federatës, si dhe talenteve që grumbulloh­en në ekipet zinxhirë të moshave.

Z.abazi, çfarë ju ka bërë përshtypje nga ngjarjet e fundit sa i përket futbollit në Shqipëri?

Më kanë bërë përshtypje dy ndeshjet e ekipit U-17 me Italinë. Pothuajse gjysma e lojtarëve tanë janë në një kampionat me lojtarët e U-17-ës së Italisë dhe kur vijnë këtu, mirë që rezultati është zero, por ne nuk kalojmë dot as mesfushën. Kjo do të thotë një paaftësi e stafeve teknike dhe te kjo pjesë FSHF-JA ka dështuar. Ende funksionoj­në me miq, të krahut të tyre për interesa personale dhe bëjnë seleksioni­me që nuk i interesojn­ë përfaqësue­ses A. Nëse do të kishte një staf të kualifikua­r dhe mundësisht të huaj, ato ndeshje nuk dilnin nga 6-0 dhe 5-1. Më ka lënë një shije të hidhur.

Ku është gabuar sipas jush?

Ne mund të shkojmë të zgjedhim lojtarë të mirë në Itali, Gjermani, dhe madje në Amerikë, sepse i mbaruam këto shtetet që thashë më parë. Kjo punë nuk bëhet duke shkuar dhe të bësh pazar me familjet nëpër botë, se a ka fëmijë shqiptarës­h që kanë kualitet. Duhet të kesh të dhëna për një futbollist që luan këtu apo atje. Nuk ka asnjë federatë në botë që e bën një gjë të tillë. Është një turp. Po ashtu në Shqipëri shumë talente të rinj demoralizo­hen, sepse nuk kanë faj, por stafet teknike nuk janë aq të kualifikua­r për të rritur një futbollist dhe janë mbyllur vetëm në Shqipëri me atë mënyrën e vet. Kjo është e lidhur edhe me ekipet kombëtare të moshave dhe me trajnerin e ekipit A. Skuadra nuk ka staf. Vetëm një Silvinjo me dy ndihmës nuk është staf.

Përse mendoni kështu?

Sepse pjesa tjetër e stafit të Silvinjos janë shqiptarë. Po flas për këta trajnerët e

moshave, që kanë vetëm një frazë si justifikim në çdo fillim turneu. “Ne kemi si synim që të çojmë sa më shumë lojtarë në ekipin A”. Mirëpo nuk e çon kjo frazë atë lojtar në ekipin A, sepse nuk e stërvit Bulku, Bushi apo Cungu në ekipin e tij nëntë muaj atë lojtar. Ata kur

bëjnë më mirë se kushdo tjetër, dallohen vetë dhe stafi teknik i përbërë nga elementë të huaj, pa ndërhyrje nga jashtë i merr. Ja, ke shembullin e Roberto Martinezit, që ka ardhur te Portugalia me një staf të madh me vete. Këto janë raste kur merr stafe teknike të huaja.

Si një ish-futbollist, çfarë përshtypje­je ju jep kur dëgjoni se një trajner brazilian drejton Shqipërinë?

Kemi dy fotografi të Silvinjos. Si lojtar, që askush nuk ia heq meritat e tij, por nuk duhet analizuar si lojtar, sepse ndryshon nga rezultati si trajner. Silvinjo duhet të ketë parasysh se nuk shkon profesiona­lisht në Shqipëri.

Pse nuk shkon?

Nuk është vetëm të jetosh në Tiranë dhe të shohësh qytetin, të njohësh dy-tre persona dhe të hedhësh një fjalë siç e ka hedhur në intervistë­n e fundit. “Është një lojtar nga Partizani”. Po të tjerët kush janë? Nuk mund të shprehesh 20 ditë para Polonisë që është dikush nga Partizani, sepse kjo i bën dëm grupit, qoftë nga grupi që mund të zgjedhë në Shqipëri apo ata jashtë. Nuk mund të përmendësh derisa të dalë lista, duhet të ketë një sekret profesiona­l të shkëlqyer.

Si mendoni se do të jetë fillimi për të?

Profesiona­lizimi i tij nuk është me këmbë të mbarë, siç i themi ne në Shqipëri, sepse ai duhet t’i kërkonte FSHF-SË të paktën një ndeshje miqësore. Shqipëria ka 50 deri në 80 futbollist­ë që luajnë jashtë. Nuk janë të gjithë të nivelit të lartë dhe kjo për këtë shërben. Por, FSHF-JA dështoi për një miqësore, sepse ka një sistem të kalbur. Unë po ta them këtu: Që prej vitit 2002 dhe deri sot, trajneri i ekipit kombëtar vazhdon të jetë presidenti i FSHFSË, me rezultatet më të dështuara të futbollit shqiptar. Bashkë me strukturën e tij duhet të largohet një orë edhe më parë nëse futbolli shqiptar duhet të ecë përpara.

Si e shihni ndeshjen me Poloninë?

Në përballjet e fundit ne e kishim llogaritur shumë mirë, sidomos në Poloni, por pjesën e dytë u befasuam dhe dolëm me rezultat negativ. Tani më thuaj mua, një trajner i ri, që do të shkojë në një lojë me disa mungesa, sidomos atë të Brojës, i cili është lojtari më i mirë i ekipit kombëtar, do të jetë e vështirë. Praktikish­t, po shkojmë që të luajmë një miqësore me Poloninë. Po shkojmë të luajmë një ndeshje që është hapi i parë i eliminator­eve, me një grup që trajneri ende nuk e ka idenë se kush janë. Do zoti i del për mirë.

Po thoni se Broja do t’i mungojë shumë këtij grupi?

Patjetër që po. E kemi parë të gjithë se çfarë ka bërë, edhe pse presidenti i FSHF-SË hynte në analizë lojtarësh, gjë shumë e gabuar, apo ish-trajneri, i cili tha disa herë që Broja nuk është pjekur. Tani po na del se Broja paska qenë shumë i pjekur dhe i rëndësishë­m për ekipin tonë kombëtar dhe do të justifikoh­en me mungesën e tij.

T’ju pyes pak për shanset që ka Shqipëria për t’u kualifikua­r në këtë grup?

Si shqiptar do të doja që t’i fitonim të gjitha ndeshjet, por duke folur me gjuhën e futbollit, jam i bindur duke njohur nga afër Fernando Santosin, trajnerin e Polonisë dhe duke parë me kujdes statistika­t dhe të dhënat e lojtarëve të Republikës Çeke, do të jetë shumë e vështirë me këta të fundit, sesa një humbje me Poloninë, që ndoshta është edhe e pranueshme dhe e kemi pranuar gjatë historisë sonë. Sepse në fund do të themi: Dëmtimet, nuk kishim miqësore dhe trajnerit i duhet pak kohë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania