Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Kumbulla, gol dhe festë me dedikim për...

Roma mposht Sociedadin 2-0, shkon e qetë në Spanjë

-

Marash Kumbulla u kthye në protagonis­t me Romën, në sfidën e 1/8-ave të Ligës së Europës përballë Real Sociedadit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Jorentes dhe në minutën e 87-të të takimit gjeti golin me anë të një goditjeje me kokë, pas një krosimi të Dibalës. Menjëherë mbrojtësi, i cili po pret të bëhet baba për herë të parë, mori topin dhe e vendosi te barku, një festim i veçantë dhe me dedikim për bashkëshor­ten e tij dhe fëmijën që po pret. Ky ishte goli i dytë i Romës në këtë ndeshje, me Kumbullën që vulosi fitoren dhe i jep qetësi skuadrës së Murinjos për ndeshjen e kthimit në Spanjë. Pas golit të shënuar, Kumbulla dha një prononcim të shkurtër për mikrofonin e “Sky Sport”, teksa ndër të tjera deklaroi: “Goli ishte një emocion i papërshkru­eshëm për mua. Gjithmonë ka qenë synimi im të shënoj një gol nën “Curva Sud”. E kam bëra nën “Curva Nord”, por kjo ka një shije tjetër, edhe sepse ishte e dobishme dhe shpresoj të jetë i dobishëm për ndeshjen e dytë. Jemi të pathyeshëm në mbrojtje falë të gjithë skuadrës, jo vetëm repartit difensiv, por edhe sulmuesve që na japin një dorë. Sigurisht edhe falë mbështetje­s së tifozëve. Me këta tifozë është e pamundur të mos japësh gjithçka në fushë e lojës. Unë gjithmonë kam punuar shumë në stërvitje. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Kumbulla.

LOJTARI I NDESHJES- Shqiptari u hodh në fushë në pjesën e dytë, teksa shënoi për Romën në minutën e 87-të, duke vulosur triumfin e kryeqyteta­sve. Në fund të duelit shqiptar u zgjodh lojtari më i vlerësuar i ndeshjes nga faqja e specializu­ar e statistika­ve “Sofa Score”. Kumbullës iu vendos nota 7.5, teksa regjistroi 16 nga 19 pasime të sakta, si dhe fitoi 6 nga 9 duelet me kundërshta­rët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania