Panorama Sport (Albania)

Sulmi kuqezi, tre “Dardanë” janë në lupën e Silvinjos

Daku ka nisur procedurën për pasaportë shqiptare

- KRISTI SEJATLLARI

Krasniqi një mundësi, Rrahmani është ende në pritje

Nisja e një kapitulli të ri sjell me vete edhe fytyra të reja. Kjo pritet të ndodhë edhe ne ekipin kombëtar, teksa të njëjtën gjë pohoi edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, në intervistë­n e fundit. Braziliani u shpreh që përveç futbollist­ëve, të cilët ka zgjedhur Edi Reja gjatë qëndrimit në stolin kuqezi, me publikimin e listës së tij të parë, do të ketë edhe emra të rinj. Deri më tani, i vetmi emër i konfirmuar zyrtarisht është ai i Taulant Seferit, ku klubi i Vorsklës në Ukrainë e ka bërë publike ftesën që Silvinjo i ka dërguar sulmuesit, por gjithsesi mbetet një emër i vjetër.

EMRAT E RINJ- Ndërkohë, sa u përket emrave të rinj, një prej tyre flitet se mund të jetë Mirlind Daku. Silvinjo pritet që të “peshkojë” nga sulmuesit kosovarë, të cilët nuk kanë luajtur ende një ndeshje zyrtare me “Dardanët”, siç është edhe rasti i Dakut që luan rregullish­t dhe po shënon me skuadrën e Murës në Slloveni. Sulmuesi është në procedurë për të marrë pasaportën shqiptare dhe çdo gjë mbetet për t’u parë në vijim nëse trajneri i ekipit kombëtar ka rezervuar një ftesë për të. Një emër tjetër i përfolur është ai i Ermal Krasniqit, sulmuesit të krahut që u transferua nga Ballkani te Kluzhi këtë dimër. Pak kohë më parë, në mediat kosovare qarkulluan lajme që dëshira e lojtarit është përfaqësim­i i ngjyrave kuqezi dhe burime pranë futbollist­it thanë se ai pret një ftesë nga Silvinjo. 14 gola dhe tetë asiste deri tani për Krasniqin, me fanellën e Ballkanit dhe rumunëve të Kluzhit, teksa pritet të shihet nëse do të kalojë te kuqezinjtë, duke pasur parasysh edhe marrëdhëni­et e mira që kanë dy federatat. Emri tjetër është Albion Rrahmani, sulmuesi që spikati dhe po vazhdon të shkëlqejë te Ballkani, e ka lënë të hapur pjesën e Shqipërisë. “Nëse Kosova nuk ka interes absolut për mua, pse të injoroj Kombëtaren e Shqipërisë, pasi të luash aty është një privilegj shumë i madh sepse shqiptarë jemi gjithë. Si Kosova si Shqipëria jemi një”, ka thënë ai.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania