Panorama Sport (Albania)

“Ekipit i mungon lideri, pres të shpërthejn­ë për titullin pas 22 vitesh”

-

Luan Zmijani është shumë optimist për Vllazninë, pavarësish­t luhatjeve që ka pasur skuadra në javët e fundit të kampionati­t. Ish-mbrojtësi, që ka fituar dy tituj kampionë me fanellën kuqeblu, mendon se skuadra do të rikthehet te triumfi ndaj Partizanit të shtunën. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Zmijani është i bindur se edhe në Kupën e Shqipërisë ndaj të kuqve, shkodranët do të arrijnë të kualifikoh­en.

Luan, kanë kaluar 24 javë kampionat. Si e shikoni Vllazninë deri më tani?

Kam parë një Vllazni që është treguar e madhe me të mëdhatë dhe e vogël me të vegjlit.

Çfarë doni të thoni me këtë?

E vërteta është që ka shumë luhatje, por përsëri mbetet në garë aty ku duhet të jetë. Ky kampionat është shumë i fortë dhe ka të papritura, prandaj duhen vlerësuar të gjitha skuadrat njësoj.

Pse ndodh kjo sipas jush me Vllazninë, që bind me rivalët për titull dhe lë pikë me skuadra që janë për mbijetesë?

Në këndvështr­imin tim, kjo skuadër që ka aktualisht Vllaznia është super, por duke mos marrë maksimumin në përballjet me ekipe që kanë emër më të vogël në krahasim me historinë e Vllaznisë, atëherë ndoshta ka diçka që nuk shkon... Për mendimin tim kjo vjen prej anës psikologji­ke të lojtarëve dhe mungesës së një lideri që ta nxjerrë skuadrën nga situata.

Katër pikë larg Partizanit dhe Tiranës, si e shikoni Vllazninë në raport me rivalët?

Patjetër që do të jetë për titull deri në fund. E kam këtë besim, sepse kjo skuadër e ka treguar veten me ekipet e forta dhe që janë formatuar për titull. Kësisoj, kjo më jep shpresë që në ndeshjen e radhës me Partizanin, Vllaznia do të fitojë dhe do të jetë e pandalshme në vazhdimësi.

Si e shikoni përballjen e kampionati­t ndaj të kuqve?

Normalisht që nuk ka për të qenë ai Partizan i Kupës, pasi edhe fitorja në derbi ndaj Tiranës do të ketë rol pozitiv tek ata. Por, unë nuk kam dyshim që Vllaznia do të marrë maksimumin sërish ndaj Partizanit, ashtu siç bëri edhe në takimin e Kupës.

Mendoni se ky takim është si barometër për titullin për të dyja skuadrat?

Rruga është e gjatë dhe titulli merret edhe me skuadrat e “vogla”, prandaj them se ky takim është pengesa e radhës për të shkuar drejt objektivit final, që i mungon Shkodrës nga viti 2001.

Vllaznisë i duhen vetëm tri pikët apo edhe një barazim e mban sërish në lojë?

Vllaznisë i duhet së pari një lojë e mirë dhe e shoqëruar me tri pikë, që të afrojë sa më shumë tifozë në stadium në të ardhmen, sepse këto djem përveç mbështetje­s financiare, duhet të kenë edhe atë të publikut, që është shumë i rëndësishë­m për ekipin.

E shikoni ekipin të fortë në të dy frontet, kampionat dhe Kupë?

Po patjetër. Vllaznia i ka të gjitha mundësitë dhe kontingjen­tin e nevojshëm për t’ia arritur qëllimit në të dyja frontet.

Në Kupë Vllaznia shkon me avantazhin e dy golave ndaj Partizanit, por me të kuqtë ka precedentë të hidhur. Në vitin 1996, kur dhe ju keni qenë në fushë, Partizani ka përmbysur Vllazninë nga 0-2 në 3-0...

I kujtoj si tani ato dy ndeshje, si në “Loro Boriçi”, ku fituam, ashtu edhe në “Qemal Stafa”. Në futboll kurrë nuk i dihet, sepse ndodh edhe ajo që ti nuk e mendon ose s’ke dëshirë që të ndodhë. Megjithatë, unë them se Vllaznia do ta kalojë turin dhe ajo ndeshje s’do të përsëritet. ADMIR URUÇI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania