Panorama Sport (Albania)

“Shanse të mëdha për kreun, Balaj nuk krijon probleme”

-

Armando Cungu parashikon një ndeshje të hapur dhe shumë të luftuar mes Vllaznisë dhe Partizanit, ndërsa mendon se fitorja në derbi e të kuqve e ka bërë garën shumë interesant­e. Në një intervistë për emisionin “Sport News” në televizion­in “News 24”, shkodrani që drejton Kombëtaren U-19 dhe më parë ka qenë në krye të Vllaznisë, ka analizuar kampionati­n, si dhe shanset që kanë kuqeblutë për titullin. Fillimisht ai foli për derbin Partizani-tirana, që u fitua 2-0 nga të kuqtë. “Në një farë mënyre ky derbi i trazoi kartat. Tirana kishte krijuar shkëputje nga skuadrat e tjera. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishm­e për Partizanin. Ky triumf ndikon edhe në aspektin psikologji­k. Gara u bë edhe më interesant­e, sepse të gjitha ekipet janë aty. Nëse më parë kemi folur për një Tiranë stabile, mendoj se tani edhe kjo skuadër po tregon oshilacion­e. Ndeshja derbi ndryshoi shumë gjëra. Partizani e kishte shumë të nevojshme këtë fitore, por gjithsesi duhet parë ndeshja e radhës, sepse edhe Vllaznia po bën mirë”, ka thënë Cungu. I pyetur për ndeshjen e nesërme që kuqeblutë kanë ndaj Partizanit, trajneri mendon se nuk është shansi i fundit për shkodranët. “Vllaznia është në garë për titull dhe më e keqja minimale është të luftojë për Europën. Ekipet nga fundi i tabelës mund të ngjiten sipër. Do të ketë shumë lëvizje deri në fund të kampionati­t. Por, le të fitojë më i miri. Nuk mund të bëj parashikim­e, por jam shumë i kënaqur që do të shikoj një ndeshje të mirë dhe të luftuar. Shpresoj që Vllaznia të dalë triumfuese. Shanset janë të mëdha që të fitojë Vllaznia ndaj Partizanit. Dëshira në Shkodër për titullin është shumë e madhe. Është një trofe që i mungon Vllaznisë. E rëndësishm­e është që klubi mos të dalë nga objektivat. Kupa ka një rëndësi të madhe për të garantuar pjesëmarrj­en në Europë, por Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të fituar kampionati­n”. Në fund, Cungu komentoi edhe situatën e Bekim Balajt. “E njoh mirë Bekimin që prej moshës 16-vjeçare. Është një djalë model dhe i kupton situatat. Ka nervozizëm, por e ka me veten dhe me askënd tjetër. Kjo situatë i ndodh edhe të tjerëve. Nuk mendoj se ai është person që krijon probleme”, përfundoi trajneri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania