Panorama Sport (Albania)

Të kuqtë me ide të qarta, do blindimin e dy “yjeve”

Vlonjati e Cara në listën e rinovimeve, por s’është aq e lehtë

- DENIS LALA

Rrapaj është ende i Partizanit, Ludogorets s’e pagoi klauzolën

Para më pak se dy vitesh Partizani u përball me një eksod të madh futbollist­ësh, të cilët patën ndërtuar së bashku një brez të artë, që kulmoi me fitimin e titullit. Një sezon pas këtij suksesi, emra si Çinari, Bitri, Asani, Hakaj apo Broja u larguan pa asnjë para në këmbim. Gabimet janë pjesë e jetës, por e rëndësishm­e është të vësh mend dhe të mos i përsërisës­h. Pikërisht kjo është edhe ajo që po mundohet të bëjë Partizani me lojtarët aktualë të skuadrës. Çdokush që vjen, firmos kontrata afatmesme dhe afatgjata, sipas moshës. Jo vetëm kaq, por të kuqtë kanë nisur të lëvizin edhe në lidhje me lojtarët aktualë, të cilëve u përfundon kontrata në vitin e ardhshëm. Drejtuesit kërkojnë që askush që ka oferta për t’u shitur jashtë vendit, të mos largohet falas, apo kundrejt shifrave modeste.

ARINALDO RRAPAJ – 21-vjeçari nga Vlora është një nga lojtarët më të mirë të kampionati­t dhe një nga emrat më të përfolur në merkato. Në muajin janar, vlonjati arriti marrëveshj­en me bullgarët e Ludogorets, të cilët pranuan të paguajnë klauzolën e largimit prej rreth 200 mijë eurosh. Lojtari udhëtoi drejt Bullgarisë dhe në momentin kur pritej vetëm zyrtarizim­i, gjithçka u anulua. Ludogorets nuk e pagoi shifrën për të cilën u ra dakord dhe Partizani nuk e lajmëroi në asnjë moment shitjen zyrtare të tij, siç bëri me Bitrin dhe Skukën. Kur Rrapaj u kthye te Partizani, u përfol formula e huazimit. Gjithsesi, e vërteta është se ai është ende 100% lojtar i Partizanit dhe në mes ka vetëm një dakordësi verbale mes dy klubeve për shitje në verë. Partizani pritet të përballet me disa largime dhe ndryshime

në qershor dhe gazeta mëson se kjo e ka bërë të ndryshojë mendje për Rrapajn, të paktën për momentin. Kontrata e vlonjatit përfundon në verën e vitit 2024 dhe Partizani po kërkon ta bindë të zgjasë bashkëpuni­min për një pagë ndjeshëm më të lartë se aktualja. Gjithsesi, një shifër e konsiderue­shme do ta ndante mesfushori­n me Partizanin në verë.

TEDI CARA – Megjithëse jo kaq e komplikuar dhe urgjente, edhe Cara është një çështje në klubin e kuq. Kavajasi ka pasur luhatje në ndeshjet e fundit, por ai mbetet një nga asetet e mëdha të Partizanit dhe këtë e tregoi edhe me golin në derbi. Kontrata e tij përfundon në janar të vitit 2025. Drejtuesit duan ta blindojnë dhe të firmosin një kontratë akoma më afatgjatë me

rrogë më të madhe. Megjithatë, i ndodhur mes formacioni­t dhe stolit, për momentin kavajasi e sheh me dyshim këtë opsion. Qëllimi i këtyre rinovimeve nuk është “kyçja” e derës për lojtarët, por që në rast ofertash, Partizani të ketë mundësi të kërkojë shifra të konsiderue­shme parash, siç ndodhi me Skukën, që pati rinovuar vetëm pak muaj para se të shitej.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania