Panorama Sport (Albania)

Shensoi: Kam nostalgji për Kukësin, sot duhet autokritik­ë

-

Bylisi ka mbyllur përgatitje­t për sfidën në Kukës dhe dje pasdreke ekipi është nisur drejt qytetit verilindor për t'u grumbullua­r. Bylisi vjen në këtë transfertë pas dy sfidave në shtëpi me Egnatian dhe Erzenin, ku mori vetëm një pikë. Ndërsa trajneri Naxhi Shensoi ka punuar me skuadrën me synimin për të nxjerrë maksimumin nga lojtarët. Para ndeshjes ai ka folur ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" dhe ka treguar se nuk ndihet mirë për faktin se skuadra shpërdoron shumë raste, por edhe se në dy sfida në shtëpi mori vetëm një pikë. Ai shton se ka besim se autokritik­a do të vijë, sepse Bylisit nuk i mungon dëshira dhe cilësia. Nga ana tjetër, Bylisi ka nisur të bëjë llogaritë e mbijetesës. I pari i pankinës mallakastr­iote ka folur për ndeshjet e shkuara dhe sidomos të sotmen. Bylisi, edhe pse me mungesa, sipas trajnerit Shensoi, do të kërkojë që të jetë në habitatin e vet duke bërë lojëra të bukura dhe futboll korrekt. "Në fakt, siç e kam thënë, më vjen keq që nuk morëm maksimumin e pikëve në sfidat e luajtura në fushën tonë. Ne shpërdoroj­më dhe duhet të korrigjojm­ë shënjestrë­n, sepse ndeshjet ikin dhe pikët gjithashtu. Në të tilla kushte na duhet që ne të bëjmë maksimumin duke nisur që nga sfida e radhës me Kukësin. Unë kam besuar shumë te ky grup që kur kam ardhur, ndaj edhe duhet që të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën tonë. Sa i përket Kukësit, unë shkoj si 'ish' dhe ajo që dua të them është se kam punuar dhe sigurisht që kam nostalgji, sepse janë pjesë të karrierës sime të gjatë si trajner. Sot kthehem në stadiumin e tyre, por më duket një tjetër Kukës. E them këtë, sepse Safet Gjici ka ndërtuar një stadium modern dhe një skuadër që ka marrë pjesë rregullish­t në Europë, si dhe ka fituar trofe. Kukësi me Gjicin ka bërë emër edhe në Europë, ndërsa më parë nuk njihej. Tani kanë një stadium qe ta ka ënda, me çdo kusht. Edhe ekipin me sa e njoh unë, e kanë shumë të mirë dhe ne i vlerësojmë shumë", tha trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi. Ndërkohë që më pas ai ndalet edhe te synimet që ka skuadra e tij në transfertë­n e sotme. "Tani nuk ka më ndeshje të ashtuquajt­ura të lehta apo të vështira. Janë takime të gjitha njësoj dhe shpresoj që sot në Kukës të kemi me vete edhe fatin, të cilin nuk e kemi pasur. Këtu e kam fjalën për dy sfidat e fundit me Egnatian dhe Erzenin, ndërsa ne duhet që të kishim marrë më shumë pikë edhe për faktin se kemi goditur portën më shumë se Egnatia dhe Erzeni. Por ja që kështu është futbolli dhe ne duhet të shtrëngohe­mi dhe të japim maksimumin në çdo sfidë. Gara është e gjatë dhe ne i vlerësojmë të gjitha sfidat e mbetura dhe unë kam besim se ky grup do ta kalojë këtë situatë. Me ndihmën e Zotit dhe me forcën e çunave shpresojmë që të na shpërblehe­t puna kolosale, e cila është bërë në Ballsh nga presidenti, familja e tij dhe të gjithë me radhë", tha trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi, në prag të transfertë­s kuksiane. ERJON SALIU

5 8 11 18

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania