Panorama Sport (Albania)

Kastrioti i Çelës, sot i dënuar për të marrë 3 pikë

-

Kastrioti do të kërkojë rikthimin te fitorja ndaj Teutës, për të shpresuar te një mrekulli për mbijetesën në Kategorinë Superiore. Pas 24 javësh kampionat, krutanët e shohin veten në vendin e fundit, por duke qenë se ka edhe 12 javë për t'u luajtur, ata janë të bindur se mund t'ia dalin, ashtu siç kanë bërë edhe në sezonet e kaluara. Gjatë kësaj jave stërvitore pas humbjes në Rrogozhinë, grupi i lojtarëve ka qenë i plotë nën drejtimin e trajnerit Emiljano Çela. Mbrojtësi Martin Prenkoçevi­ç është i vetmi futbollist që do të mungojë kundër Teutës. Me shumë mundësi ai e ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi tri javë më parë ndaj Tiranës. Pas mungesës ndaj Egnatias, krutanëve u rikthehen të gatshëm dy titullarë si Abaz Karakaçi dhe Redon Mihana, të cilët pritet të jenë sot nga minuta e parë në fushë. Një alternativ­ë më shumë është edhe senegalezi i sulmit, Mustafa Kamara, i cili debutoi me Kastriotin në Rrogozhinë. STËRVITJA E FUNDIT

Dje trajneri Çela i ka dhënë fund përgatitje­ve, por ajo që ra në sy në seancën e fundit, ishte motivimi dhe seriozitet­i i lojtarëve, të cilët janë të vetëdijshë­m për pozicionin që kanë aktualisht dhe të angazhuar për të bërë kthesën, duke filluar nga sot. Stafi teknik dhe drejtuesit ua kanë bërë të qartë futbollist­ëve se kanë besim absolut te ndryshimi i situatës dhe ata nuk duhet të dorëzohen deri në ndeshjen e fundit për qëndrimin në Superligë, pasi i kanë të gjitha mundësitë. Sot ndaj Teutës pritet të jetë një Kastriot me një rreshtim ofensiv. SHKËLQIM HASANI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania