Panorama Sport (Albania)

Boje bën “bllokadë”: E ndal sulmin e Skënderbeu­t

TOMORI/ “Le të përsërisim Dinamon”, portieri kërkon që të lënë gjurmë edhe në Korçë

-

Në Berat duan të lënë gjurmë në Korçë. E dinë që i pret një ndeshje vërtetë e vështirë me Skënderbeu­n, janë të sigurt që do të tregojnë vlera dhe nuk do të dalin pa gjë. Në këtë linjë është edhe portieri Klement Boje, i cili për “Panorama Sport”, paralajmër­on se do të luajnë si të barabartë me pretendent­ët. E megjithatë, afrikani ka vetëm një merak dhe ai lidhet me gjykimin. “Përgatitje­t po shkojnë shumë mirë. Kemi punuar me ngarkesë të lartë dhe jemi thuajse gati për të përballuar Skënderbeu­n.

Duke parë ecurinë pozitive në kampionat, jemi të bindur se do të lëmë gjurmë të shtunën. Nuk do të ndikohemi aspak nga faktori fushë dhe me këtë psikozë do të udhëtojmë. Këtë e kemi vërtetuar në çdo transfertë, ndonëse në shumicën e rasteve kemi ndeshur edhe gjykimin kundër. E kemi të qartë që Skënderbeu do të luajë vetëm për fitore. Por ne e kemi përgatitur gjatë gjithë javës me shumë seriozitet këtë takim dhe do të futemi në fushë jo vetëm për t’u mbrojtur, por edhe për të sulmuar. Do të shihni dy skuadra të barabarta në arenë dhe diferencën e bën ajo, e cila do të jetë e aftë për të finalizuar. Ashtu si i gjithë grupi, edhe unë jam duke kaluar një formë të mirë te Tomori. E kam kaluar plotësisht dëmtimin e pësuar në Lushnjë dhe me Dinamon, ndaj do të jap më të mirën në Korçë. Do ta ndal sulmin vendës. Unë hyj në fushë për të kryer sa më mirë detyrën time dhe luftoj për të mos pësuar. Me këtë mision do të shkojmë në këtë ndeshje, ndonëse favoritë janë vendësit. Futbolli

nuk duhet të ndikohet nga psikoza, sidoqoftë pak rëndësi ka nëse luan brenda apo jashtë fushës tënde. Një ndeshje futbolli i ka brenda tij tri rezultatet. Ka shumë rëndësi që të luash i motivuar dhe nuk kemi pse të shohim pozicionin e kundërshta­rit. Tomori do të luajë pa presionin e rezultatit dhe kjo lë të hapur mundësinë që surprizat të mos mungojnë. Personalis­ht ashtu si dhe gjithë shokët e mi, dëshirojmë që të përsërisim Dinamon”, përfundoi Boje. EDI SPAHIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania