Panorama Sport (Albania)

Dibra: Na është shtrënguar “laku”

“Kjo fazë na gjen në siklet të madh, por hallin tonë e kanë 2/3 e ekipeve të Kategorisë së Parë”

- PRENG GJIKOLA

BESËLIDHJA/ Kapiteni kërkon një sforco për të evituar dramën: Të fitojmë në Orikum

Drama e Besëlidhje­s sa vjen edhe thel lohet. Sikur të mjaftohesh­in me faktin që kanë ngelur pa një fushë stërvitore dhe shumë shpejt stadiumi do t’u shndërrohe­t në qendër rekreacion­i, rrezikojnë që të bien edhe në Kategorinë e Dytë. Merkatoja e bërë në janar nuk e ka ndryshuar situatën. Janë ngujuar në fund të tabelës dhe zyrtarisht janë skuadra më e dobët e kësaj lige, me 15 pikë në 18 javë. Tifozët kanë 15 vite që presin ngjitjen në elitë, por ky objektiv do të mbetet një ëndërr edhe këtë herë. Arritja më e madhe do të ishte vetëm mbijetesa, qoftë edhe nëpërmjet “play out”-it. Kur kanë mbetur edhe 8 javë, gabimet i kanë të ndaluara. Finalen e parë e kanë në Orikum, atje ku i pret një rival direkt në këtë luftë. Kledi Dibra

mundohet që të “shkundë” ekipin para këtij 90minutësh­i. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” ai qartëson se vetëm fitorja do t’i mbante me shpresa. “Kampionati ka hyrë në fazën më të nxehtë, ku ekipet po i bëjnë llogaritë me laps në dorë... Fatkeqësis­ht ne gjendemi në fund të tabelës dhe kjo na ka shtrënguar ‘lakun’. Kanë mbetur edhe 24 pikë në lojë, që mund të na çojnë drejt mbijetesës. Por hallin tonë e kanë gati 2/ 3 e ekipeve në këtë ligë. Diferenca është e vogël, çka e vështirëso­n edhe më shumë situatën. Në këto rrethana nuk na mbetet gjë tjetër veç të mbledhim të gjitha forcat për ta fituar fillimisht transfertë­n ndaj Orikut. Jemi të dënuar. Kam besim se të gjithë futbollist­ët do t’i shkarkojnë që të gjitha energjitë, për ta rikthyer Besëlidhje­n në ‘shina’”, përfundoi 30-vjeçari.

 ?? ?? Kledi Dibra, kapiteni i Besëlidhje­s
Kledi Dibra, kapiteni i Besëlidhje­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania