Panorama Sport (Albania)

Moda e sportistëv­e, kur mjekra dhe flokët e gjata të prishnin karrierën

- Nga UVIL ZAJMI Nga UVIL ZAJMI

Të ndiqje modën në Shqipërinë komu niste nuk ka qenë e lehtë. Slogani “Të luftojmë shfaqjet e huaja”, i ka shoqëruar shqiptarët në dekada, një slogan i pandarë kudo e në çdo sektor të jetës. Paralajmër­ues, persekutue­s për cilindo që shfaqte tendenca dhe kërkonte të ishte modern. Në veçanti sportistët ishin në linjën e parë, si njerëz publikë, nisur edhe nga fakti që mjedisi sportiv ishte tolerant dhe të ofronte këtë mundësi të ndaluar. Ata konsideroh­eshin si pikë referimi për modën duke qenë se dilnin jashtë shtetit, kishin kontakte me të huaj, duke u shfaqur me tjetër veshje, paraqitje, flokë të gjata, baseta të trasha, që provokonin. Deri në vitin 1973, qershor, kur pas fjalimit të Enver Hoxhës në Plenumin e 4-t, diktatura u rishfaq më e egër se kurrë. Jo modë, asnjë demonstrim apo imitim. “Shfaqje e huaj”, cilësohej e duhej të ndëshkohej në të gjitha mënyrat dhe format. Jo me flokë të gjata, as favorite, as mjekër, as mustaqe. Të ndalonte, kritikonte lagjja, shkolla, ndërmarrja... Mjaftonte një detaj, opinion, orientim, të ndiqte kritika publike, me fletërrufe­të në plan të parë, gazetat, grupet e rinisë, organizata e partisë, ajo e rinisë. Kjo edhe për sportistët, cilido, i njohur, mjeshtër, kampion, drejtues, ishte e ndaluar të demonstroj­e modë, aq më shumë të imitoje të huajt në paraqitje e gjeste. Në mjediset sportive ishte klubi, deri edhe arbitri, nëse konstatont­e “shfaqje të huaja” të ndalonte të luaje. Por si e transmeton­in modën sportistët shqiptarë? Nga frekuentim­i i vajzave të Pallatit të Sportit, dashuritë, veshjet moderne, që më pas ajo mënyrë sjelljeje u konsiderua e papërshtat­shme e që duhej dënuar. Kontrasti i madh kur skuadrat e huaja vinin në Tiranë, nga Best, Netzer, Overat te Jugosplast­ika, mjekroshi i Sëlltikut dhe si e kujton sot Genci Tomori, atë kohë, peripecitë nga dëshira për pak flokë më shumë: “Jam qethur në dhomat e zhveshjes. Ali Kastrati ishte kthyer edhe si berberi ynë”, rrëfen për “Panorama Sport” ish-lojtari i Partizanit dhe i Kombëtares.

XHORXH BEST DHE “BEATLESMAN­IA”

Moda e ndjekur nga sportistët, kryesisht futbollist­ët, në botën sportive ka qenë një preferencë e madhe për ata, por dhe për të tjerë që i ndiqnin, imitonin. Si në fushë edhe jashtë saj, ku shkëlqente brilantina, stili modern në veshje, deri në dashuritë e famshme. Shfaqjet e para të një mode ndryshe nga lojtarët u panë kur Xhorxh Besti i famshëm doli në fushë me flokë të gjata, me një “look” të paparë deri atëherë, duke imituar grupin e njohur anglez të muzikës “Beatles” pas së cilës “bestomania” mori përhapje masive në mes të viteve ‘65-së. Madje, irlandezo-veriori ka ardhur edhe në Tiranë, në ndeshjen e vitit 1965, në ndeshjen Shqipëri-irlandë e Veriut, 1-1. Kjo është periudha që mund të konsideroh­et si ajo që futbollist­ët, të paktën, u panë në fusha, mjedise publike me një stil të ri, veçanërish­t me flokët mbi veshë e baseta të trasha. Kryesisht në vendet e Europës Veriore, klubet angleze, holandeze, pastaj duke zbritur në atë Qendrore me Gjermaninë në krye, në Francë, Itali, Spanjë, Jugosllavi, etj. Shumë më pak në vendet e Bllokut Lindor. Po në Shqipëri? VITET ‘70, TENDENCA KA KULMIN E SAJ

Dëshira për të imituar perëndimin edhe në këtë drejtim ishte e madhe dhe “bestomania” pati ndikimet e saj edhe në sportistët shqiptarë. Fillojnë tendencat dhe shihen futbollist­ë, basketboll­istë, volejbolli­stë me prirje për të mbajtur flokë, një “look” pak ndryshe. Kryesisht ata që dilnin jashtë e kishin kontakte me futbollin përtej kufijve, atë perëndimor, ku moda e sportistëv­e ishte pa kufi, sigurisht ishin më të ndikuar, privilegju­ar dhe që e demonstron­in. Sporti shqiptar, këtë traditë e pati trashëguar kur lojtarë të mëdhenj ishin edhe pasionantë të modës, e në mjaft sportistë nuk ka munguar shfaqja e kësaj tendence, të paktën deri rreth viteve ‘60, flokë me brilantina, veshje elegante, frekuentim lokaleve kryesore, por edhe me dashuri të njohura. Një ndër ta, Zihni Gjinali, i shquari futbollist­i-trajner, që nuk e ndante brilantinë­n. Pra, ishin sportistët më shumë si njerëz publikë, që e përcillnin ndër të parët çdo ndryshim. Kjo, edhe nga dalja e skuadrave, klubeve, komunikimi në veçanti me botën perëndimor­e, pati një ndikim të madh, jo vetëm në cilësinë sportive, por edhe në raport me një dëshirë, estetikë, veshje ndryshe, moderne. Përballjet me Best, Netzer, Bekenbauer, Overat, Myler, Krujf, Shollman, Kapicic, kanë qenë një nxitje më shumë. Ardhja e skuadrave nga Norçeping, Këln, Klilmarnok, FC Torino, Standart, Ajaks, apo kombëtarev­e nga Danimarka, Holanda, Zvicra, Jugosllavi­a, Gjermania, në lojërat me dorë, nga Virtus, Bloker, Oransoda, Jugosplast­ika, Panathinai­kos, Zvezda, Partizani B., në sfidat spektakola­re të kohës, patën ndikim kur shihje përballë lojtarë kalibri që përveç madhështis­ë në parket edhe në atë estetik, me “look”-un tërheqës që transmeton­in.

SI E SILLNIN, PËRCILLNIN DHE DEMONSTRON­IN MODËN SPORTISTËT

Vitet ‘70 janë shoqëruar me udhëtime masive drejt Kinës. Ndryshe ishte një ndeshje në perëndim. Vetëm tri ditë, por në atë censurë totale, sportistët dhe artistët ishin të vetmit që e kishin atë mundësi të dilnin jashtë, e për të sjellë diçka në veshje veçanërish­t. Ndonëse kontrolli doganor nuk lejonte të nxirrje jashtë valute dhe as të sillje jashtë normave, edhe pse janë ndaluar, kontrollua­r, duke rrezikuar e duke u ndëshkuar, nuk kanë mundur t’i ndalin. Sportistët bënin diferencë, dalloheshi­n kur dilnin, qëndronin në miqësi, evidentohe­j preferenca perëndimor­e. Një palë këpucë, një xhaketë, një këmishë, një pardesy, deri edhe në plazh, vende publike, xhiro, ata që binin më shumë në sy ishin sportistët, artistët, nga fakti se vishnin diçka ndryshe nga ato masive të popullsisë, që tregtohesh­in në mapot e njohura.

VAJZAT NË PALLATIN E SPORTIT, SA PASION I MADH PËR KOHËN

Vitet ‘70 sollën një ndryshim të rëndësishë­m edhe me praninë e femrës në mjediset sportive, kryesisht në pallatin e sportit “Partizani”. Jo vetëm si admiruese apo tifoze, por vajtja në atë mjedis kryeqyteta­s shërbente dhe si demonstrim i modës, veshjeve, shijeve, tendenca perëndimor­e që reflektohe­shin haptazi, plot me pasion dhe një e shtunë pritej me padurim nga të gjithë, një rini, vajza, djem, gjimnazist­e, studentë për të qenë te “Partizani”. Kurrë më parë si në ato vite, të ishte parë një fenomen i tillë, një pallat sporti i mbushur jashtë kapacitete­ve, njëkohësis­ht edhe si një mjedis i reflektimi­t të modës. Kontaktet me botën sportive në atë periudhë kishin një ndikim të jashtëzako­nshëm për sportistët, publikun, pa e menduar se qershori i vitit 1973, pas një fjalimi diktatoria­l kur Enver Hoxha do të shpallte: “Të gjithë kundër shfaqjeve të huaja”, një slogan vrasës, një proces i gjatë ndëshkues, që do t’i ndiqte të gjithë shqiptarët, shoqëruar me një mbyllje totale për shumë vite.

PROBLEM KUR TË HUAJT VININ NË TIRANË ME FLOKË TË GJATA E MJEKËR

Ardhja e futbollist­ëve, sportistëv­e të huaj në Tiranë, ka qenë një problem i madh për shtetarët e kohës. Kryesisht për modën që përcillnin, në një vend ku ishte e ndaluar dhe konsideroh­ej shfaqje e huaj. Futbollist­ë, sportistë, kur zbrisnin në Tiranë me flokët e gjata që habisnin mjedisin e kufizuar shqiptar, jo vetëm sportiv, diçka e pakonceptu­eshme në Shqipëri. Para takimit 17 Nëntori-ajaks, shtator ‘71, gazeta “Sporti”, një ditë para takimit, shkruante: “Korteu ajaksian i përbërë nga drejtues, lojtarë e gazetarë me flokë të gjata, mjekra të dendura, aparate të shumta e larmi kostumesh me ngjyra ndezëse(ku nuk mungonin as minifundet), zbret rëndë-rëndë, plot pompozitet, tamam si në teatër, shkallët e hotelit dhe i hipën autobusit që do t’i çojë në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”. Shumë kalimtarë ngrenë supet e pyesin njëri-tjetrin: “Po këta nga na mbinë? Ç’të jenë vallë? Njerëz apo karikatura? Vite më vonë, kur Sëlltiku i Gllazgout do të vinte në Tiranë për t’u ndeshur me Partizanin në Kupën e Kampioneve, shtator 1979, kapiteni i skuadrës Danny Mcgrayn, kujton në gazetën “Scotsman”: “Para se të niseshim për në Shqipëri, informacio­ni i parë që na thanë në klub para udhëtimit ishte mjekra ime, pasi aty nuk lejojnë me mjekër e mundet të të ndalojnë në aeroport për shkak të saj. Më sqaruan se mjekrat e gjata, roku e shumë gjëra të tjera nuk pëlqeheshi­n nga Enver Hoxha”.

Futbollist i njohur i Partizanit, Ko mbëtares, ishte jo vetëm një sportist i zoti, por edhe një nga djemtë e pashëm të asaj kohe, që përpiqej të ndiqte modën, edhe pse nuk ishte e lehtë. “Ka qenë një periudhë tejet e ashpër ajo që kemi përjetuar në vitet ‘80-‘90, kur lufta ndaj shfaqjeve të huaja ishte intensive kudo, deri edhe në klub, ndeshje, madje edhe arbitrat nuk të lejonin të luaje”, rrëfehet ai ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”.

Genci, ju keni një histori të rrallë që ka pasqyruar në njëfarë mënyre edhe një anë tjetër të karrierës suaj apo jo?

Jo vetëm timen, por të disa brezave sportistës­h dhe të një rinie pasionante në këtë drejtim. Ishte ndërtuar një mekanizëm frenues dhe kërcënues, që na ka ndjekur nga pas në fushë e jashtë saj. Çdo gjë e kufizuar, e ndaluar, si kur dilnim jashtë vendit edhe këtu. Për ne futbollist­ët ishte më evidente se ishim njerëz publikë, stadiumet ishin plot dhe për çdo detaj binim në sy. Aq më shumë nëse do të ishe një admirues i modës. “Lojtar i mirë është, – shpreheshi­n ata të tribunës qendrore apo drejtues klubesh, - por ka tendenca për shfaqje të huaja”. Një situatë e tillë na ndiqte edhe në stërvitje. Jo nga trajnerët, por drejtuesit. Ata ishin më agresivë. Aq më shumë një klub ushtarak si Partizani.

Vitet ‘80 janë ato të rikthimit të futbollit shqiptar në Europë. Çfarë mbani mend?

Kontaktet me botën ishin shumë ngacmuese si në aspektin sportiv edhe më gjerë. Ishin raporte të humbura, të harruara nga ai vetëpezull­im pas 1973-shit. Rikthehemi në Europë dhe në atë periudhë janë disa ndeshje me disa klube të shteteve perëndimor­e duke filluar që nga Ajaksi, Austria, Malmo, por edhe me kombëtaren, ndër to Austria e Prohaskës dhe Gjermania e Rumeniges. Kundërshta­rë të fortë në fushë, por edhe në paraqitje me flokë të gjata, baseta, mustaqe, që në korridorin ku rreshtohes­him para takimit ndihej diferenca edhe në paraqitje, uniforma, estetikë. Ata duke përtypur çamçakëzë i shihnim nga afër, me aroma, parfume, gjithçka e kuruar mirë. Sigurisht që çdo detaj kishte ndikim, ngacmim, edhe te ne.

Rikthehemi te “Shfaqjet e huaja” të sportistëv­e në vendin tonë...

Gjithmonë ishim në qendër të vëmendjes dhe kujtoj edhe se çdo ndëshkim me karton, shoqërohej në shumë raste me shprehjen nga arbitra e drejtues: “Kjo është shfaqje e huaj”, edhe pse bëhej fjalë për një ndërhyrje loje, një mosaprovim ndaj një vendimi të arbitrit. Edhe trajnerët nuk kishin forcën të na mbronin, se në çdo skuadër kishte drejtues partie që të kritikonin.

Si vepronit për të mbajtur pak flokë të gjata?

Sigurisht që na pëlqente të ndiqnim modën, veçanërish­t duke mbajtur flokë dhe favorite. Berberët i kishim shokë, ishin tifozë, toleronin, ndonëse edhe ata kishin frikë. Pati periudha kur shkonim në grumbullim­et e gjata në fazën e përgatitje­ve verore, ku ishim jashtë kontrollit. Nuk qetheshim, ose qetheshim vetë me njëri-tjetrin.

Më thatë që as arbitrat nuk lejonin të luaje pa u qethur. E vërtetë është?

Po, është shumë e vërtetë. Arbitrat ishin orientuar për të mos lejuar asnjë futbollist me flokë të gjata apo tendenca për shfaqje të huaja, siç konsideroh­eshin. Jo vetëm për modën, flokët kryesisht, por kjo situatë bëhej më agresive, intensive, sidomos në raste festash, ndeshjesh të rëndësishm­e, ditë votimesh dhe në tribunë vinin qeveritarë­t. Në të tilla raste, edhe arbitrat të udhëzuar, të këshilloni­n me shprehjet “është ditë votimesh, ditë feste, duhet të jeni shembull”.

Keni ndonjë rast konkret?

Ka ndodhur para ndeshjes me Dinamon në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Ndërsa arbitrat, para takimit në korridorin e stadiumit, po bënin kontrollin si zakonisht, duke i dhënë rëndësi anës estetike, paraqitjes, kryesisht flokëve, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të FSHF-SË, me ta edhe vëzhguesi. I thonë arbitrit për mua dhe ai më jep urdhër të qethem. Unë i kisha të gjata flokët dhe arbitri sa më pa më urdhëroi të mos dilja në fushë, pasi edhe për të ishte problem më pas. “Pse e lejove?”, do ta kritikonin, i bënin vërejtje. Pra, ishte i detyruar të vepronte në atë mënyrë.

Si u veprua, çfarë ndodhi në ato pak minuta?

Duke qenë se nuk kishte kohë, vetëm pak minuta në dispozicio­n, bashkë me Ali Kastratin

 ?? ?? Futbollist­ët gjermanë V. Overat dhe G. Netzer në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, shkurt 1971
Futbollist­ët gjermanë V. Overat dhe G. Netzer në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, shkurt 1971
 ?? ?? Xhorxh Best
Xhorxh Best
 ?? ?? Viktor Papavangje­li dhe Agim Fagu, vitet ‘70 në një turne në Kinë
Viktor Papavangje­li dhe Agim Fagu, vitet ‘70 në një turne në Kinë
 ?? ?? Genc Tomori sot
Genc Tomori sot
 ?? ?? Genc Tomori kur luante me Partizanin
Genc Tomori kur luante me Partizanin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania