Panorama Sport (Albania)

Genc Tomori: Si më qethën në tunel para derbit me Dinamon

-

jemi kthyer me shpejtësi në dhomën e zhveshjes. Ai nxori gërshërët që mjekonte plagët dhe m’i ka prerë flokët, mjaftonte që t’i shkurtoja. Kam dalë me vonesë në fushë, skuadrat ishin rreshtuar dhe të gjithë, arbitri, lojtarët janë habitur. E pabesueshm­e për ta, pasi menduan që ishte e pamundur e unë nuk do të luaja. Edhe trajneri u befasua. Tifozët nuk kuptuan asgjë, pasi gjithçka ndodhi në korridor.

Ali Kastrati ishte edhe “berberi” i lojtarëve?

Ai ka qenë shpëtimtar­i ynë. Në mjaft raste, kur lojtarët i detyronin të qetheshin pastaj të dilnin në fushë, i paharruari Ali, shërbente edhe në këtë drejtim. Gjithçka në pak minuta, në dhomat e zhveshjes, korridore, kudo, hiqte çfarë të mundte, sigurisht pjesët e dukshme, flokë, favorite.

Po në klub?

E njëjta histori. Edhe klubet kishin organizatë partie, njerëz që merreshin me propagandë­n dhe ishin të vëmendshëm për të mos lejuar asnjë lojtar jashtë normave në paraqitje. Jo vetëm në klub, por edhe në familje krijoheshi­n shqetësime të kësaj natyre: “Genci ka shfaqje të huaja”, mblidhej lagjja të kritikonin edhe kur ti nuk ishe aty. Të merrnin si shembull negativ. “Si e lejon familja?!”, ishte pyetja që bënin.

Mbledhje emergjente edhe te Mjeshtëria Sportive... E kujtoni atë rast?

Te Mjeshtëria Sportive është një tjetër histori. Na rreshtonin në oborrin e shkollës dhe drejtuesit e saj bënin inspektim. Na shihnin ishim apo jo në rregull. Nuk të pranonin në mësim, duke të nxjerrë nga rreshti dhe të nisnin për t’u qethur. Jo një herë, por ky avaz vazhdonte sigurisht me fushata. Sa herë ngrihej ky problem, reagonin edhe ata të shkollës. Reflekton “shfaqje të huaja”, ishte motivi.

Po në ndeshjet derbi dhe ato ndërkombët­are?

Zakonisht kontrollet për “Shfaqje të huaja” kishte në derbi, në ndeshjet ndërkombët­are me klube e përfaqësue­se, kur në tribunë do të vinin anëtarë të byrosë. Për të shmangur çdo situatë, në dhomat e zhveshjes vinin drejtues të FSHF-SË dhe na shikonin për paraqitjen e jashtme. Sidomos ata të ministrisë që na kishin nën përgjegjës­i. Kur dikush shihte një lojtar me flokë të gjata, reagonin ndaj tij. Edhe me mustaqe nuk lejohej në ato vite. Kujtoj se Rrapo Taho, Ferid Rragami, Ilir Shulku, unë, kemi tentuar t’i mbajmë. Taho ishte ai që rezistoi më shumë.

Sa ishte mundësia, si vepronit, që një sportist të sillte diçka nga jashtë?

Historikis­ht dihej që sportistët, ndonëse me dietën e vogël që i jepnin, me të cilën mund të blije diçka të vogël, ishin të parët që sillnin modën, ndryshimet, veshjet e preferuara të kohës. Deri edhe orë dore të markave “Darvil”, “Atlantik”, “Raketa”, etj. Në një kohë kur popullsia kishte veshje të njëtrajtsh­me, prodhime, modele vendi. Vajtja, valuta e fshehur, blerja, ankthi në kthim, kalimi në doganë është një histori më vete.

Më thatë për një person, “Kasketa” quhej?

Kur vinim në Rinas, në doganë ishte një person që para se të zbrisnim, thoshim: vetëm ai të mos jetë aty. Ruhi quhej dhe mbante një kasketë. “kasketa” ia kishim vënë pseudonimi­n. “Bëni kujdes, erdhi, po vjen ‘kasketa’”, flisnim plot frikë me njëri-tjetrin. Na ishte kthyer në makth ai njeri kur na kontrollon­te. I dinte, na i gjente me nuhatje se ku i fshihnim ato çfarë kishim blerë duke na i marrë. Ne futbollist­ët edhe sot e kujtojmë atë person: “Kasketa”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania