Panorama Sport (Albania)

Maldini: Meritojmë shumë, në short nuk dua italiane

“Champions-i na dha mësime, por synojmë diçka në Serinë A”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

24 orë pas kualifikim­it, drejtori i “Djallit” bën bilancet

Milani lufton për një vend mes katër të parave në kampionat kur mungojnë edhe 12 ndeshje të Serisë A, teksa duhet menduar edhe për shortin e 17 marsit kur kuqezinjtë të njohin rivalët për çerekfinal­et e Champions-it. Për Paolo Maldinin është kohë bilancesh, të cilat i ka kryer në një intervistë ekskluzive për televizion­in e klubit.

Si e shpjegoni atë janar aq të rrëmujshëm?

Luajtëm pa portierin tonë titullar, i cili është një nga më të mirët në Europë, por kushdo që e zëvendësoi bëri mirë. Jemi këtu falë lojtarëve që kritikohen shpesh. Le të marrim si shembull Kruniçin. Ai u përfshi nga polemikat kur erdhi në ekip, por i besuam dhe ai është një lojtar i nivelit të lartë. Ai duhet të bënte hovin cilësor që mund të bënte. Si ai ka shembuj të tjerë në skuadër. Ata duhet të përqendroh­en në atë që duhet të bëjnë, pasi te Milani dimë të presim.

Çfarë ndieni 24 orë pas kualifikim­it?

Kënaqësi, lumturi, krenari, një buzëqeshje e madhe për rrugëtimin e bërë, për mënyrën se si arritëm këtu. Nuk mund të dinim që do të arrinim në tetëshen e parë, por tani që jemi në të, do të luajmë shanset tona. Në janar humbëm besimin, distancën dhe konkretësi­në. Fakti që pësuam 0 gola mes dy ndeshjeve me Totenhemin dhe luajtëm ndeshje të pjekura, mendoj, ishte gjëja kryesore. Të fitosh në “San Siro” ishte e mrekullues­hme, por suksesi në Londër më bën të mendoj se grupi e ka rritur nivelin e pjekurisë.

Si i përjetoi ambienti çerekfinal­et 11 vjet pas herës së fundit?

I ndjeva ato emocione që Milani më jepte dikur. Lojtarët, tifozët, që ishin aty edhe në kohë të këqija e meritonin. Titulli ktheu në zakon diçka të jashtëzako­nshme. Jemi mësuar mirë, por duhet të kujtojmë se nga e kemi nisur. Një qytet dhe një klub me tifozë të mësuar me nivele të caktuara përshpejto­jnë rritjen dhe pjekurinë e shumë lojtarëve me moshë të re.

Çfarë mendoni lojtarët?

Secili prej tyre ka një histori ndryshe. Ata që kanë për

qenë këto 3-4 vite me ne kanë treguar një histori, një projekt dhe ne nuk kemi thënë kurrë gënjeshtra se cili ishte projekti dhe i kemi kërkuar disa gjëra. Ata u treguan të zotë në konfirmimi­n e pritshmëri­ve tona.

Keni folur me Piolin?

E kuptuam që në muajin e parë nëse mund të funksionon­te raporti ynë apo jo. Me Stefanon u kuptuam menjëherë, nuk ka asnjë problem mes nesh. Ai ka qenë gjithmonë një komunikues i përsosur dhe një trajner i madh. Në momente të

vështira vlerësohet natyra e njeriut dhe me Stefanon jemi në nivele shumë të larta.

Çfarë objektivas­h ka ky Milan?

Ne mund t’i arrijmë qëllimet tona: të futemi në katër më të mirat, të kalojmë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Do të jetë e vështirë në kampionat, por duhet të përfundojm­ë në mes katër më të mirave edhe atje. Kur i vëmë në provë këta djem, ata gjithmonë përgjigjen mirë.

Po nga shorti çfarë prisni?

Do t’i shmangia italianët,

por nëse do të kalonin do të isha i lumtur për futbollin italian. Në këtë pikë, kushdo që vjen nuk do të jetë problem pasi të gjitha skuadrat janë të forta. Sidoqoftë, nuk mund të mendojmë se jemi në nivelin e Bajernit, Sitit apo Realit.

 ?? ?? Festa e kuqezinjve pas suksesit në Londër
Festa e kuqezinjve pas suksesit në Londër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania