Panorama Sport (Albania)

“Në Londër certifikua­n rritjen, kuqezinjtë meritojnë notën 7.5”

-

Arrigo Saki nuk është nga ata që bën kompromise. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ai ka vlerësuar kualifikim­in e Milanit, por nuk është kursyer as në kritika lidhur me paraqitjen e kuqezinjve.

Po dhe gjykoni kualifikim­in e Milanit?

Kuqezinjtë ishin të zotë për të kaluar në çerekfinal­e të Ligës së Kampionëve, por tani ata duhet të dinë se nëse luajnë si ekip, mund të vënë në vështirësi këdo. Djemtë e Piolit duhet të binden për forcën e tyre. Në pjesën e parë, duhet të rrëfej, kuqezinjtë sulmuan vetëm disa herë dhe jo gjithmonë e mbuluan mirë fushën. Në pjesën e dytë, megjithatë, ata ishin më të zotë. Ishte një pjesë e dytë e shkëlqyer, gjatë së cilës Milani kishte të paktën 4 ose 5 raste për shënim.

Nuk ka dyshime që kuqezinjtë e merituan apo jo?

Një kualifikim shumë i drejtë, për atë që pamë në ndeshjen e parë dhe për atë që tregoi Milani në ndeshjen e kthimit. Kuqezinjtë, sidomos në pjesën e dytë, treguan rend, kompaktësi dhe guxim. Ishte një provë e personalit­etit të madh në një mjedis aspak të lehtë.

Ju pëlqeu mbrojtja e Milanit?

Skuadra u tregua e aftë në ruajtjen e distancës së duhur midis reparteve, sidomos në pjesën e dytë. E admirova vëmendjen e madhe në fazën pa top ku nuk vura re asnjë gabim.

Çfarë do të veçonit nga ky kualifikim i Milanit?

Një duartrokit­je kolektive për të gjithë mbrojtjen. Nuk u lejuan anglezëve asnjë centimetër, dhe nuk është e lehtë kur përballesh me lojtarë si Kejn, Perisiç apo Son. Dhe më pas më lanë shumë përshtypje Tonali dhe Kruniç. Vrapuan, bënë presing dhe luftuan.

Përse kuqezinjtë vuajtën kaq shumë për të shënuar?

Sepse u duhej më shumë ftohtësi përballë portës kundërshta­re, por kualifikim­i ishte i merituar për atë që pamë.

Mos vallë Zhiru sakrifikoi shumë?

Është një lojtar që nuk tërhiqet kurrë, punon për ekipin, që e koncepton futbollin si lojë kolektive dhe jo individual­e. Nëse ashtu si ai edhe ekipi arrin të përmirësoh­et më tej, të jetë edhe më kompakt, të bëjë presion më të fortë, mendoj se mund të na japë kënaqësi edhe në Champions.

Çfarë problemi ka Leao sipas jush?

Në Londër bëri pak, por vetëm në fund. Duhet të ketë një temperamen­t tjetër, të luftojë më shumë, të ndihmojë më shumë shokët. Në pjesën e parë nuk u kthye shpesh për të ndihmuar dhe as nuk zbriti në thellësi për të diktuar pasimin e ndonjë shoku.

A mund t’i vendosni një notë këtij Milani?

Nga 6 në pjesën e parë në 7.5 për pjesën e dytë ku u rrit shumë. E vlerësova shpirtin e ekipit dhe jam i bindur se kalimi i turit mund të shkaktojë një shkëndijë. Gjëja e rëndësishm­e, si në futboll ashtu edhe në jetë, është të mos vendosësh kufij dhe të luash me guxim, siç bëri Milani në Londër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania