Panorama Sport (Albania)

Fillesa dhe rikthimet e mëdha, “Djalli” shfaq oreks në Europë

-

Kanë kaluar njëmbëdhje­të vjet që kur Milani luajti për herë të fundit në një çerekfinal­e të Ligës së Kampionëve, por brenda një nate ajo kohë e gjatë u fshi sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Arritja e Londrës i ktheu kuqezinjtë në majat e futbollit europian me një ekip dhe një trajner në të cilin shumë pak besonin, madje edhe brenda vetë klubit. Ja që, pas arritjes së titullit, vjen edhe ngjitja në katet e sipërme të futbollit kontinenta­l. Po tani? Tani është e drejtë të ëndërrosh, duke ruajtur, megjithatë, të njëjtin shpirt luftarak të këtij “Djalli” të rilindur pas një janari të tmerrshëm në shumë aspekte. FILLESA - Gjithçka nisi nga mbrojtja. Pioli zgjidhi problemet e shfaqura në fillim të 2023-shit duke u fokusuar në prapavijë me tre lojtarë dhe më pas kthimin e Majk Menjasë për të plotësuar gjithçka. Prania e tij i jep siguri të gjithë departamen­tit edhe sepse është i aftë të bëjë pritje kampionësh: vendimtar si ai në kohën shtesë kundër Totenhemit. Me francezin në vendin e tij duket se ka rilindur edhe Tomori, teksa “zbulimi” i Çaut i ka dhënë freski dhe forcë një mbrojtjeje që duhej rimodeluar.

LEAO DHE SHORTI - Sigurisht, jo gjithçka është perfekte dhe ka ende një notë të stonuar që vjen nga Anglia. Bëhet fjalë për sulmin dhe veçanërish­t Rafael Leaon. Portugezi vijon të jetë në momentin e tij të vështirë (e lidhur edhe me rinovimin e kontratës), nuk bëri as minimumin e detyrës. Pa galopimet e tij shkatërrue­se, Milani humbet shumë në fazën sulmuese si në gola ashtu edhe në pasime vendimtare. Megjithatë, fusha do të japë verdiktin e saj, por ndërkohë Milani është ndër tetë më të mirët e një Champions-i ku mungonte prej 11 vitesh. Është shumë herët për të parë shortin në Nion më 17 mars (e premte për superstici­ozët) sepse ka ende katër ekipe të tjera për t’u promovuar. Nuk do të ketë kufizime dhe kështu mund të ketë një përplasje “vëllavrasë­se” me Napolin dhe Interin nëse arrijnë të kapërcejnë përkatësis­ht Frankfurti­n dhe Porton.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania