Panorama Sport (Albania)

Plani i Nagelsmani­t, si i eliminuan sheikët e PSG-SË

Sakrifica e bavarezëve u dha goditjen kritikave

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Kualifikim­i i Bajernit në Champions nxjerr në dritë shkaqet

Bajern Mynih do të kalonte një tjetër sprovë në rrugëtimin e vështirë përgjatë kuadrit të Ligës së Kampionëve. Edhe njëherë Nagelsman do të rezultonte shahist i vërtetë në ndërthurje­n e elementëve të caktuar në kontingjen­tin përbërës, çka diktuan kalimin e fazës me eliminim direkt. Më poshtë po ju prezantojm­ë arsyet e triumfit nga gjermanët.

GJENIALITE­TI NË MBROJTJE-ZBARKIMI i Zhoao Kanselos në Mynih “hipnotizoi” këdo se 28-vjeçari luzitan do të shërbente si karta e duhur për të thyer çdo kundërshta­r, marrë në konsiderat­ë karakteris­tikat e ish”qytetarit”, si shpejtësia, krosimet fenomenale dhe kombinimet e shkëlqyera në zona të ngushta. Por ky detaj nuk u zbatua nga Nagelsman ndaj yjeve të Parisit, ndonëse Zhoao ishte i disponuesh­ëm, Josip Stanisiçit iu besua krahu i djathtë. Argumenti i Julianit qëndroi në arsyetimin se kroati ka tipare më të theksuara defensive sesa Kanselo. Megjithatë, kjo është vetëm pjesa e parë e skenarit të 35-vjeçarit. Ish-tekniku i Lajpcigut mendoi që kontrollin e sferës t’ua linte miqve, e për pasojë do të jepte ide më të qartë se çfarë filozofie do të lunte kundërshta­ri. Është fakt se arma më e fortë e PSG-SË janë daljet e shpejta, aty ku shfrytëzim­i i aftësive të Mbapesë mbetet themelor. Pikërisht kjo strategji bëri që parisienët të mos e menaxhonin dot sferën në mënyrë të rrjedhshme, e përkthyer me dy gola të pësuar nga gabimet e mesfushës dhe mbrojtjes. Po ashtu krijimi i një kordoni të hekurt në repartin difensiv me Stanisiç-upamekanod­e Ligt-dejvis i ktheu yjet e sulmit mik në të zakonshëm, thuajse të përhumbur në ato pak “thërrime” rastesh në kuadratin e Zomerit.

RIKTHIMI I IDENTITETI­T-TRAZIRAT ishin kthyer në kryefjalë javët e fundit në Mynih, duke nisur me rebelizmin e dyshes Gnabri-sane e duke evoluar me pakënaqësi­të

e Kanselos. Gjithsesi, panorama në fjalë nuk do të kishte vend në paraqitjen e fundit të kampionëve të Bundesligë­s ndaj Mbapesë me shokë. Çdo lojtar i Bajernit dha kontribut të pashoq për aq kohë sa ishte aktiv, statistika e kilometrav­e të përshkuara

u vuri kapak diskutimev­e se rrethi i “dembelëve” po infektonte pjesën tjetër të ekipit (122 km të kryera). Shembulli më i mirë ishte pa diskutim Gnabri, autor i golit final, pavarësish­t se erdhi nga pankina apo Kanselo në pozitën e shërbyesit. Termi “Mia san

Mia” duket se ka gjetur rrënjë të thella në metodat e Julianit, jo vetëm në planin taktik, por edhe atë motivues e nxitës, me qëllim prezantimi­n e gjithë arsenalit të futbollist­ëve në fushën e blertë, aq më pak në një moment kaq delikat mbi fatet e sezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania