Panorama Sport (Albania)

Leva: Dua titullin, “tiki-taka” nuk vlen më

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovsk­i, ka dhënë një intervistë të gjatë për "Revista Barça", ku ka folur për gjithçka në realitetin katalanas. Ai natyrisht që është ndalur tek ecuria e shkëlqyer në këtë sezon në Spanjë, qoftë në La Liga ku kryeson me 9 pikë para Realit, qoftë në Kupën e Mbretit, ku ndodhet një hap larg finales, pasi ka fituar gjysmëfina­len e vajtjes në Madridi pikërisht kundër Realit. Pa harruar këtu faktin se katalanasi­t e kanë fituar një trofe në këtë sezon, Superkupën e Spanjës. Polaku ka folur edhe për stilin e lojës së Barcelonës dhe me faktin se katalanasi­t kanë ndryshuar dhe se "tikitaka" e dikurshme nuk mund të ofrojë sukses në futbollin aktual. "Duhet të besojmë se gjithçka është e mundur, por është ende herët për të menduar për dy trofetë. Në La Liga jemi në një pozicion të mirë, por kemi ende shumë ndeshje përpara dhe duhet të bëjmë më mirë se në ndeshjet që kemi fituar 10", theksoi ai për La Ligën. Sa për Kupën e Mbretit, Leva ka shtuar: "Qëllimi ynë është të arrijmë në finale, por fillimisht duhet të eliminojmë Realin në gjysmëfina­le". Gjatë intervistë­s, sulmuesi 34-vjeçar ka folur dhe për momentet delikate të Barçës në këtë sezon që përkojnë me eliminimin nga Liga e Kampioneve dhe nga Liga e Europës. "Në pjesën e parë të sezonit, pësuam pesë apo gjashtë dëmtime, që na i vështirësu­an gjërat. Kemi një skuadër shumë të re dhe ishte një përvojë për të gjithë. Ishte e vështirë për ne, veçanërish­t në Ligën e Kampioneve, aty ku gabimet e vogla kanë një kosto të lartë. Nëse dëshiron të fitosh Championsi­n, nuk mund të bësh gabimet që bëmë ne", tha ai. Momenti i dytë delikat ishte dhe eliminimi nga Liga e Europës, edhe pse për Levën më shumë rëndësi ka Liga e Kampioneve. "Kundër Junajtidit më shumë ishte çështje fati, sepse në dy takimet garuam si të barabartë", shtoi ai. Sulmuesi i Barçës ka folur dhe për ndryshimet e vëna re në lojën e katalanasv­e, veçanërish­t në këtë sezon. Tani po shohim një skuadër shumë të ekuilibrua­r dhe tepër të kujdesshme në mbrojtje. Me sa duket Barça po i largohet "tikitaka"-s së Guardiolës dhe pasuesve të tij. Edhe Levandovsk­i mendon se në futbollin aktual ndoshta "tiki-taka" nuk do të vlente sa 10 vjet më parë. "Për shkak të ADN-SË së Barçës ne duhet të kërkojmë gjithmonë fitoren

bazuar në lojë të mirë, por duhet të kuptojmë gjithashtu se futbolli ka ndryshuar, futbolli ndryshon. Për shembull, loja e Barçës e dhjetë viteve (referenca për "tiki-taka") më parë mund të mos funksionoj­ë tani. Ne duhet të përshtatem­i me futbollin dhe të mësojmë

më të mirën që kemi. Nga ana tjetër, edhe lojtarët e ekipit tonë ndryshojnë. Duhet të gjejmë situatën perfekte dhe për futbollin e momentit. Futbolli nuk është tani siç ishte dhjetë apo pesëmbëdhj­etë vjet më parë", tha Leva. Polaku ka folur edhe për trajnerin Ksavi

Hernandez. "Ai ishte një lojtar i madh e duke qenë në mesfushë ai e shihte ndeshjen nga një këndvështr­im qendror. Kjo është arsyeja pse ai është në gjendje të shohë shumë gjëra: si të luajmë me topin, si të luajmë pa të..., si t'i bëjmë më mirë detyrat", tha Levandovsk­i.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania