Panorama Sport (Albania)

Marku: E mundin Partizanin

-

Herald Marku, shënuesi më i mirë i Vllaznisë deri në këto momente, ka folur dje para mediave për takimin ndaj ish-ekipit të tij të Partizanit. Ai dëshiron që Vllaznia të marrë më të mirën në këtë takim dhe pse jo edhe të arrijë që të shënojë në këtë përballje. Sipas tij konkurrenc­a ka rritur ndjeshëm nivelin e ekipit.

Si një ish-i Partizanit keni emocione në takime të tilla?

Kjo është një ndeshje e rëndësishm­e për sa i përket objektivit të të dy skuadrave, sepse jemi me një diferencë prej 4 pikësh në renditje dhe synimi është të shkojmë sa më lart. Kuptohet që do të futemi në fushë të japim maksimumin. Sezonin e kaluar kam qenë pjesë e Partizanit dhe normalisht që është një pjesë e disi më ndryshe, sepse disa lojtarë aty i kam edhe miq, por kuptohet vetëm jashtë fushe. Kjo sepse brenda fushe mendoj vetëm për ekipin tim dhe do të bëj më të mirën për të, që ai të arrijë rezultatin që dëshiron.

Vllaznia po shfaq oshilacion­e?

Jo të gjitha ndeshjet kanë shkuar sipas planifikim­it tonë, por nëse nuk kemi marrë rezultatet e duhura, kjo nuk ka ardhur, se në skuadër ka rënie atmosfere dhe ne shohim vetëm përpara.

Skuadra e gatshme në gjithë komponentë­t për fitore?

Janë rikthyer pothuajse të gjithë lojtarët, optimizmi është i lartë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, kështu që jemi gati për ndeshjen e nesërme (sotme).

Para dy vitesh Vllaznia është shuar për frymën e grupit, pavarësish­t se nuk ka pasur shumë emra. Sot mungon fryma e grupit?

Mbase ndokush mendon që te Vllaznia nuk ka frymë grupi, por ju siguroj që kjo nuk është aspak e vërtetë. Ka një harmoni shumë të madhe mes lojtarëve dhe kjo më bën që unë të vij në stërvitje i kënaqur dhe kur ka një atmosferë të tillë, gjithçka është në rregull.

Ka konkurrenc­ë në mesfushë?

Kur janë që të gjithë lojtarë e gatshëm është një konkurrenc­ë në të gjithë repartet, por është një konkurrenc­ë pozitive.

Partizani kthehet me një pozitë kryesuese, por edhe me moral më të lartë nesër(sot)?

Ne e dimë që do të jetë një ndeshje tjetër nga ajo e Kupës. Por ne jemi gati për të përballuar sido që të jetë përgatitur Partizani.

Jeni i bindur për fitoren?

Jam shumë i bindur se nesër(sot) unë dhe e gjithë pjesa e ekipit që do të jenë në fushën e lojës, kanë për të dhënë më të mirën për skuadrën që ajo të marrë rezultatin që dëshiron.

Prisni një gol?

Pa dyshim që do të dëshiroja një gjë të tillë dhe pse jo edhe nesër (sot). Ndërsa pres që tifozët të jenë sërish në mbështetje­n tonë edhe nesër (sot) në shkallët e stadiumit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania