Panorama Sport (Albania)

Kolela: Vllaznia pa dobësi, Demi ka gjithnjë të drejtë

- DENIS LALA

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, foli dje për "Panorama Sport" para ndeshjes së sotme ndaj Vllaznisë duke nisur nga ora 17:00 në "Loro Boriçi", duke treguar sesi po përjetohet në kampin e kuq vigjilja e sfidës pas atij suksesi në derbi. Trajneri italian shprehet se diferencat në këtë kampionat janë shumë të vogla, për të mos thënë zero. Sipas tij, Vllaznia është një kundërshta­r shumë i fortë dhe nuk sheh asnjë pikë të dobët te kuqeblutë. Në lidhje me përballjet e shpeshta mes këtyre dy ekipeve në javët e fundit, Kolela përgjigjet me një batutë.

Si ndikon fakti që ndesheni tri herë brenda një kohe të shkurtër me Vllazninë?

Këtë pyetje duhet t'ia bëni federatës. Do të biem dakord me Vllazninë që një ndeshje ta luajmë me ekipin e parë, një tjetër me ekipin U21 dhe tjetrën me lojtarët e ekipit U19.

Duke qenë se është një kundërshta­r me të cilin ndesheni shpesh, çfarë ka Vllaznia diçka pozitive apo negative që s'e keni parë te të tjerat?

Janë vetëm tri pikë diferencë me Vllazninë, kështu që nuk ka avantazhe dhe disavantaz­h mes nesh dhe atyre. Janë shtatë skuadra, që ndahen në një diferencë prej vetëm gjashtë pikësh, kështu që... Vllaznia është një skuadër e mirë me shumë cilësi, ndaj nuk ka pika të dobëta.

Në dy përballjet e fundit ndaj Vllaznisë jeni mundur dhe keni vuajtur ndaj tyre. Çfarë nuk ka shkuar?

Nuk është se kemi vuajtur vetëm kundër Vllaznisë, ka qenë njësoj edhe ndaj Laçit. Është një problem që kemi pyetur veten disa herë dhe që jemi munduar të përmirësoh­emi, por nuk ka një arsye apo shkak të vetëm kur bën mirë apo bën keq. Janë shumë elementë që ndikojnë.

Ju kemi parë që në shumicën e rasteve të mposhtni rivalë direkt dhe të mposhteni në ndeshje ndaj ekipeve si Kastrioti apo Teuta. Përse ndodhin të gjitha këto luhatje? Të gjithë po vuajnë me to. Duke parë që diferenca është vetëm gjashtë pikë, do të thotë se të gjithë pak a shumë kanë pasur rrugëtim të ngjashëm me tonin. Jemi të gjithë aty, ndaj do të thotë që të gjithë kanë ecur në të njëjtën mënyrë.

Tirana për shembull ka humbur 2-3 herë me të fundit në klasifikim. Janë gjëra që ndodhim dhe pikë, ndërsa ka momente që bën mirë. Pastaj kjo puna e skuadrave më të forta e të dobëta, në këtë kampionat nuk pranohet kjo shprehje. Kukësi fitoi sot dhe është gjashtë pikë pas nesh.

Por a nuk duhet që Partizani të gabonte më pak dhe të kishte krijuar njëfarë shkëputjej­e duke përfituar nga ndalesat e të tjerëve?

Nuk po them se kanë gabuar të gjithë, por se kampionati është i ekuilibrua­r dhe kjo është diçka shumë normale. Kjo është ecuria e të gjitha skuadrave. Mund ta shikoni Teutën, që ishte në vendet e fundit të renditjes dhe na mposhti. Dhe nuk është aspak një tragjedi për të thënë se ç'na gjeti.

Matondo nuk është stërvitur normalisht në ditët e fundit. Do të jetë i gatshëm?

Jo vetëm Matondo, por edhe Mba nuk është stërvitur normalisht me grupin. Në seancën e fundit do të shohim për të dy.

Fituat derbin e fundit të vitit të shkuar, por më pas patët rezultate negative. Jeni gati të bëni ndryshe këtë herë?

Ajo që më intereson më shumë tani është që të bëj sa më mirë në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Për të tjerat nuk më intereson për momentin.

Presidenti Demi tha se kur ju thatë se nuk jeni për titull, e keni pasur për të hequr presionin nga skuadra. E vërtetë?

Nëse e thotë presidenti... Çfarë mund të them unë për diçka që e thotë presidenti dhe të mos jetë e vërtetë? Është sikur ju të thoni se drejtori i gazetës nuk ka të drejtë (qesh).

Si e prisni lojën e Partizanit në sulm tani që Mba dhe Cara "u zgjuan" në derbi dhe janë gati të ndihmojnë më shumë?

Kemi ndryshuar sistemin e lojës sonë dhe duhet të gjejmë mekanizma të reja. Kjo është diçka e thjeshtë, sepse disa gjëra vijnë tani dhe disa më pas.

Prisni që dikush prej lojtarëve të stolit të "inatoset" si Cara në derbi dhe të shpërthejë me ndonjë gol?

Ajo që është më kryesore, lojtarët paguhen për këtë punë. Janë profesioni­stë dhe duhet të japin 100% të asaj që i kërkohet. Dhe unë jam ai që kërkoj ndaj tyre. Secili duhet të bëjë punën e vet. Është tërësisht e drejtë që një lojtar, i cili nuk e nis ndeshjen si titullar, të jetë i mërzitur apo i nevrikosur. Nëse do të ishte i kënaqur, kjo do të më shqetësont­e më shumë. Nëse të gjithë bëjnë atë që bëri Tedi, i cili u fut në fushë i karikuar dhe dha më shumë se maksimumin e tij, mendoj se është gjëja më pozitive.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania