Panorama Sport (Albania)

Kukësi në “ashensor”, zhyt Bylisin

Supergoli me thembër i Atdhe Rashitit dhe perla e kapitenit Gjelbrim Taipi vulosën triumfin

- VLADIMIR MEMA

Skuadra e Hallaçit merr 3 pikë të arta ndaj ballshiotë­ve, i afrohet zonës europiane

Kukësi i largohet për fundimisht zonës së ftohtë pas fitores së pastër 2-0 në duelin direkt me Bylisin në “Kukës Arena”. Një përballje e rivalizuar që u zgjidh vetëm në pjesën e dytë, me golat e Atdhe Rashitit dhe kapitenit Gjelbrim Taipi, të cilët e ngjisin skuadrën në kuotën e 34 pikëve. Tashmë Kukësi është vetëm 6 pikë më pak nga vendi i parë, çka bën që të nisë të ëndërrojë për të bërë përmbysjen e madhe për Europën. Nga ana tjetër, përpos dëshirës dhe përpjekjev­e, Bylisi del sërish i mundur nga kjo fushë dhe sot më shumë se kurrë është pranë rikthimit në të Parën, edhe pse mbeten edhe 11 javë kampionat.

PJESA E PARË

Ekipet e nisin me vrull ndeshjen që në minutat e para, duke vizituar portat respektive. Fillimisht është Zguro për miqtë dhe më pas Shqiprim Taipi që japin shkëndijat e para. Mirëpo, kjo nisje dha thjesht një iluzion të gabuar, pasi me kalimin e minutave ekipet hasin vështirësi të përfundojn­ë një aksion për shkak të gabimeve të shumta. Bylisi duket më kërkues, me Kukësin që mundohet të qetësojë lojën dhe të dalë gradualish­t në sulm. Gjithsesi, vendësit kanë një mundësi të mirë me Rashitin që jep një top për Domin pas gabimit të Damçevskit, por në momentin e fundit është Teqja ai që me daljen e tij bën shpëtimtar­in. Tafas bën të njëjtën gjë në krahun tjetër, me Trumçin që përfiton nga një top i Zguros në zonë, por edhe pse godet keq, për pak e ndal në rrjetë. Përpjekjet nuk mungojnë nga të dyja kampet, por s’ka finalizim dhe pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

PJESA E DYTË

E dyta nis me të njëjtët titullarë, me Hallaçin dhe Shensoin që nuk preferojnë të kryejnë zëvendësim­e. Sfida ka të njëjtin rritëm, ashtu si në pjesën e parë, me Kukësin që mundohet të kontrolloj­ë lojën dhe shfaqet rrezikshëm me anë të harkimeve në zonë, por nuk shfrytëzoh­en si duhet. Bylisi mundohet të mbrohet dhe të gjejë të çara në prapavijën vendëse, por rastet e rrezikshme mungojnë. Kukësi rrit dozën e presionit dhe goli vjen në minutën 65-të, pas një skeme nga goditja e këndit. Ndreca provon goditjen potente nga jashtë zone, aty ku përfiton Rashiti i vetëm pranë portës, që me thembër nxjerr jashtë loje Teqjan dhe e ndal në rrjetë. Festë në kampin kuksian dhe ekipi është më i qetë për të administru­ar lojën. Katër minuta më pas kanë mundësinë e artë me Hasajn të mbyllin ndeshjen, por gabon në pasimin përballë

portierit, duke sfumuar mundësinë. Gjithsesi, sfidën do ta mbyllë kapiteni Taipi, i cili nga goditja e dënimit e dërgon sferën në rrjetë, duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të arta, që i jep një shkelm krizës dhe zhyt ballshiotë­t thellë në fundin e renditjes.

 ?? ?? Festa e lojtarëve kuksianë me tifozët pas ndeshjes së djeshme
Festa e lojtarëve kuksianë me tifozët pas ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania