Panorama Sport (Albania)

Kastrioti dhe Teuta, “xixa” për vetëm 1 pikë

Emiljano Vila dhe Silvio Zogaj luajnë si mbrojtës të majtë

- NDERIM GOCI

Barazimi s’kënaq asnjë, krutanët nuk thyhen me 10 lojtarë

Kastrioti dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e djeshme në stadiumin e Kamzës, që nuk ka prodhuar asnjë gol. Në fushë ka qenë një ndeshje e ndezur nga fillimi deri në fund. Ndërhyrje të ashpra, një karton i kuq, penallti e anuluar dhe dy skuadra që pas vërshëllim­ës së arbitrit Kreshnik Cjapi nuk u kënaqën me rezultatin 0-0. Një pikë i vlen vetëm për moralin krutanëve, që janë në vendin e fundit dhe të distancuar nga pozicioni që të çon në “play out” (Laçi është 6 pikë më shumë). Nga ana tjetër, durrsakët prisnin të merrnin maksimumin për të shpresuar te zona europiane, por loja e tyre sulmuese ishte kaotike. Interesant ishte fakti se dy lojtarë me tipare sulmuese si Emiljano Vila i Teutës dhe Silvio Zogaj i Kastriotit, ishin vendosur në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi trajnerët kishin mungesa të rëndësishm­e në këtë pozicion. Durrsakët nuk kishin në krahun e majtë Blerim Kotobellin dhe David Gjinollari­n, që mungonin për shkak kartonësh, ndërsa te krutanët Armando Rami ishte i dëmtuar.

NDESHJA - Që në start loja ishte shumë e ashpër, me ndërhyrje të rënda në mesfushë. Në 20 minutat e para rastet për shënim thuajse nuk ekzistojnë, por në dy momente, janë Onanuga dhe Stojanoviç që bëjnë dhurata me topat e kthyer, por Gruda dhe Daci nuk dinë të përfitojnë. Sulmi krutan nuk kishte një pikë referimi, por ndërkohë s’diti të shfrytëzon­te as shpejtësin­ë e Mihanës dhe Grecës. Hasani dhe Mehmeti u munduan të vertikaliz­onin, por rastet në pjesën e parë mungojnë dhe vetëm një goditje e Zogajt është shumë pak për të shkuar te goli. Planet prishen për krutanët pas daljes me karton të kuq të kapitenit Karakaçi në minutën e 43-të. Pas pushimit, Çela largon Mehmetin dhe guxon me aktivizimi­n e sulmuesit Rexhinaldo. Teuta është e paqartë në ndërtimin e manovrës sulmuese dhe tentativat e Lorenco Vilës nuk kanë shënjestrë­n e duhur. Kastrioti luan më mirë me 10 lojtarë dhe Greca i afrohet golit pas një kundërsulm­i. Më pas është i sapofuturi Santiago Selmani që del i vetëm në zonë dhe godet me të djathtën, por Qirko shpëton Teutën. Në minutat e fundit ka një reagim të Teutës, por as “predha” e Kallakut nga distanca nuk sjell golin e shumëpritu­r.

 ?? ?? Moment tensioni gjatë ndeshjes së djeshme në Kamzë FOTO: F.HAZISLLARI
Moment tensioni gjatë ndeshjes së djeshme në Kamzë FOTO: F.HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania