Panorama Sport (Albania)

Spektakël në Durrës, Erzeni thyen Egnatian

Duamena fal, Kahrimanov­iç dhe Nonato qetësojnë Kapllanin

- RONALD FAJA

Tre gola në të parën, shijakasit i shpëtojnë Xhika dhe shtylla

Erzeni dhe Egnatia kanë dhuruar spek takël në ndeshjen e djeshme të fituar nga shijakasit. Raste të shumta, penallti, gol të anuluar me VAR dhe emocione në fundin e takimit. Kahrimanov­iç hap takimin nga pika e bardhë, ndërsa Nonato dyfishon. Edhe goli i Egnatias shënohet në pjesën e parë me Duamenën. Ndërkohë, e dyta mbaron pa gola, por me raste nga të dyja portat.

PJESA E PARË: Erzeni me një mbrojtje të improvizua­r, ndërsa Egnatia ka luksin që të mbajë titullarë në stol. Rasti i parë i takimit do të vijë nga Nonato, i cili përfiton nga një gabim i Malotës në zonë, por aty ndodhet Zejnullai, i cili bllokon goditjen e braziliani­t. Ekipet rrisin edhe më shumë ritmin, teksa në minutën e 27-të Ademi hyn bukur në zonë dhe godet, por has ndërhyrjen e Zejnullait. Loja vijon, ndërsa shijakasit kërkojnë penallti. Tre minuta më vonë, kryesori Doda i drejtohet VAR-IT dhe akordon penallti për Erzenin. Kahrimanov­iç i saktë nga pika e bardhë. Do të duheshin vetëm pesë minuta që Erzeni të dyfishonte. Nga një goditje dënimi Alan tenton me forcë, ndërsa Sherri pret fillimisht dhe topi mbetet aty në zonë, ku Nonato shkon me shpejtësi dhe e dërgon në rrjetë. Tronditet Egnatia, e cila përpiqet me çdo kusht që të rikthehet në lojë. Akordohen 6 minuta shtesë dhe Mehmeti nuk mund të vazhdojë më dhe në vendin e tij hyn Kovaçi. Pa u mbyllur pjesa e parë, një këndore për Egnatian, me krosimin që gjen Duamenën, i cili godet me kokë dhe topi ndalet nga Peposhi, por mbetet sërish aty dhe sulmuesi për të dytën herë e çon në rrjetë.

PJESA E DYTË- Agbekpornu, Paulauskas dhe Memolla hidhen në fushë nga Tetova. E dyta nis me krosimin në zonë, ku Kapllani rrëzohet dhe kërkon penallti, por nuk është i këtij mendimi Doda. Pak minuta më vonë do të ishte Ademi, i cili merr një inkursion prej 40 metrash duke kaluar tre lojtarë dhe në momentin e fundit, edhe pse i vetëm, nuk pason dot te Nonato, me topin që kapet me nuhatje nga Atanda. Emsis për Malotën, ndërkohë Kapllani del me barelë dhe vendin e tij e zë mbrojtësi Leao. Janë minutat e Erzenit, ku Nonato niset në një kundërsulm të shpejtë,

kalon edhe Sherrin dhe çon topin në rrjetë. Por ai sinjalizoh­et në pozicion jashtë loje dhe gjyqtari pret përgjigjen e VAR-IT. Pas 5 minutash pritje merret vendimi që bën të pavlefshëm golin e Nonatos. Rreziku maksimal quhet Duamena. Sulmuesi provon me të

majtën, por Xhika pret, ndërsa në të 84-ën, një goditje e bukur e Kasës, ndalet nga portieri i Erzenit dhe Duamena shkon dhe e dërgon në rrjetë. Anësori akordon pozicion të parregullt dhe pas konfirmimi­t me VAR, goli nuk vlen. Minutat e fundit janë spektakola­re.

Një këndore dhe Agbekpornu godet me kokë, topi përplaset te një mbrojtës shijakas dhe aty Duamena me të majtën nga shumë afër portës, godet shtyllën. Minuta e 90-të dhe një kombinim i bukur Paulauskas-duamena, nxjerr këtë të fundit përballë Xhikës, por

ndërhyrja e portierit është vendimtare. Shpëton mirë Erzeni. Duamena nuk u beson syve për rastin. Kundërsulm në anën tjetër dhe Nonato përballë Sherrit, nuk gjen dot rrjetën. Rrogozhina­sit pretendojn­ë për penallti, por rrëzimi i Paulauskas në zonë nuk e bind gjyqtarin. Egnatia hidhet e gjitha përpara, por shijakasit rezistojnë, teksa kanë mundësinë me Ademin që të mbyllin takimin, por anësori tregohet egoist dhe nuk pason, ndërsa goditja lë për të dëshiruar. Pas 10 minutave shtesë, ndeshja mbyllet me fitoren e Erzenit.

 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ?? Festa e lojtarëve të Erzenit pas golit të parë
FOTO: F.HAZISLLARI Festa e lojtarëve të Erzenit pas golit të parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania