Panorama Sport (Albania)

Mehmeti: Gabimet ndalohen, dua fitore për tifozët

“Apolonia të prish punë, në garë edhe Korabi e Besa”

- FATJON RUPI

DINAMO/ Kërkesa e trajnerit: Pres stadium të tejmbushur

Dritan Mehmeti e nisi vërtet me fi tore rrugëtimin e tij në stol, por ajo erdhi në Lezhë. Prezantimi­n e parë me tifozët do ta ketë të dielën, kundër Apolonisë. Kjo ndeshje është e veçantë për këtë motiv, ndaj e kërkon një trepikësh për publikun. Gjatë prononcimi­t të dhënë për “Panorama Sport”, ai ka edhe një kërkesë për lojtarin e 12të. Pret që ata të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi”.

KËRKESA - Trajneri e ka shumë merak ndeshjen me fierakët, pasi e ka të qartë se skuadrës që drejton nuk i lejohet asnjë hap fals. Në dispozicio­n të stafit teknik janë këtë herë Silvio Vokrri dhe Taulant Marku, por do të mungojnë sërish portieri Luka Krosta dhe Patrik Bardhi. “Këtë herë luajmë në shtëpinë tonë dhe kam edhe një kërkesë. Dua t’u bëj thirrje tifozëve të Dinamos të vijnë dhe ta mbështesin skuadrën, sepse kemi shumë nevojë për ta. Dinamo dhe tifozët kanë nevojë për njëri-tjetrin, sidomos kur janë situata të vështira si kjo aktuale. Nga ana jonë garantoj se do të bëjmë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje dhe për të arritur objektivin e Dinamos. Luajmë në fushën tonë dhe duam t’i vlerësojmë tifozët tanë me një fitore të radhës”, u shpreh fillimisht tekniku i bluve.

APOLONIA - Pastaj një mendim për fitoren në Lezhë dhe sfidën e së dielës me Apoloninë: “Si rezultat është i thellë ai me Besëlidhje­n, por kishte shkallën e vet të vështirësi­së. Ishin të dyja skuadrat që kërkonin pikët.

Ajo fitore është një meritë e jashtëzako­nshme e lojtarëve , të cilët i falënderoj për atë që dhanë në fushë. Tani nuk duhet të mendojmë për ndeshjen që kaloi, por të përqendroh­emi dhe të japim maksimumin ndaj Apolonisë. Është një skuadër mjaft e mirë, me elementë të rinj, por cilësore sa i përket kësaj kategorie. E kam parë kundërshta­rin, është skuadër që ndoshta nëse nuk i japim vlerësimin e duhur, mund të na prishë shumë punë”.

RIVALITETI - Në fund flet edhe për garën që po zhvillohet për dy vende në elitë. “Do të jetë një garë shumë e fortë, por jo vetëm mes nesh, Flamurtari­t dhe Skënderbeu­t. Janë edhe Korabi dhe Besa pjesë e rivaliteti­t, sepse janë skuadra të mira. Kemi parë ndryshimin e shpeshtë të pozicionev­e në renditje dhe tani ka ardhur në një pikë kampionati që çdo ndeshje dhe çdo pikë është shumë rëndësishm­e. Ne si Dinamo nuk na lejohet asnjë hap fals, nëse duam të arrijmë objektivin për të qenë në Superiore sezonin e ardhshëm. Duhet të fokusohemi shumë vetëm tek Apolonia tani, për të tjerat ka kohë”, ka përfunduar trajneri i Dinamos.

 ?? ?? Dritan Mehmeti, trajneri i Dinamos
Dritan Mehmeti, trajneri i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania