Panorama Sport (Albania)

Klubi rikthen një legjendë, Sejdini konsulent

-

Te Dinamo ka nisur një erë e re, ajo e frymës dinamovite. Dhe ky është një lajm mjaft i mirë për tifozët blu, të cilët gjithmonë e kanë kërkuar një gjë të tillë. Një lajm akoma më i mirë për ta është lëvizja e fundit, rikthimi i Faruk Sejdinit. Gazeta mëson se një nga figurat legjendare të klubit kryeqyteta­s dhe më të dashura për popullin dinamovit është rikthyer zyrtarisht në familjen blu. Ai do të mbajë postin e konsulenti­t të trajnerit Dritan Mehmeti. Sejdini, ish-lojtar i Dinamos dhe ish-trajner i saj në periudha të ndryshme, ku veçohet ajo e titullit kampion në vitin 2002, shpirtëris­ht nuk i është ndarë kurrë skuadrës. E ka ndjekur atë vazhdimish­t nga shkallët e stadiumit dhe e ka vuajtur jo pak situatën që ka kaluar vitet e fundit. Tani rikthehet me një detyrë konkrete në klub për të dhënë ndihmën e tij në riorganizm­imin që po bën presidenti Ardian Bardhi me qëllimin e vetëm për të rikthyer Dinamon e madhe. Nuk është një post honorifik, këshillat e “Xhaxhit” do të jenë të vlefshme për trajnerin Mehmeti dhe stafin e tij. Iniciativë­n e rikthimit të dinamovitë­ve presidenti Ardian Bardhi e ka shpallur kohë më parë, por tani ai po e konkretizo­n. Para ndeshjes me Besëlidhje­n javën e kaluar, kur blutë bënë ndryshimin në stol, në skuadër u rithyen dy dinamovitë. Përveç Mehmetit, ish-lojtar dhe ish-trajneri i bluve, u rikthye edhe ishkapiten­i Luan Pinari si pjesë e stafit. Dhe fillimi i kësaj dysheje ishte pozitiv me fitoren 0-4 ndaj Besëlidhje­s. Me afrimin zyrtar edhe të Faruk Sejdinit në strukturat e klubit, e ardhmja e bluve pritet të jetë më e mirë. F.RUPI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania